Konflikti i çastit përfundon me vdekjen e dy personave, kush janë viktimat në Kavajë me rekorde kriminale

29/03/2023 19:36

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në Kavajë, ku kanë humbur jetën dy persona.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se gjatë një konflikti të çastit në një lokal në qendër të Kavajës kanë mbetur pas jetë Altin Rexha dhe Edmond Goxha.

Konflikti mes tyre ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta, ndërsa bëhet me dije se të dy viktimat janë me precedent kriminal.

Polica dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje ku po punohet për zbardhjen e rrethanave.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

Top Channel