Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës në Kosovë.

Në aksident janë të përfshira dy makina.

“Rreth orës 18:52, policia ka pranuar informatën se në fshatin Gllarevë ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Fillimisht janë dërguar për trajtim në QKMF në Klinë e më pas edhe në spitalin rajonal në Pejë. Katër persona janë liruar në shtëpi, njëri po trajtohet ende”, tha Gashi për Kosovapress.

Top Channel