Bombardime në Kharkiv dhe Donetsk, shkatërrohen ndërtesat e civilëve

29/03/2023 17:43

Dy guvernatorët ukrainas deklaruan se bombardimet në Kharkiv dhe Donetsk, aty ku ndodhen civilë, kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Gjatë 24-orëve të fundit u dëmtua një çerdhe, r cila është në mesin e 13 ndërtesave të banimit të goditura nga Rusia në qytetin e Bogodukhiv.

Zjarri i artilerisë dhe tankeve goditi ndërtesat e banimit dhe tregtare në fshatin Dvorichna në lindje më shumë se 150 herë.

Guvernatorit rajonal të Kharkiv, Oleh Synyehubov, shtoi se në rajonin Krokhmalny, gjithashtu në lindje të Kharkiv, një përpjekje ruse për të avancuar u zmbraps.

Ndërkohë, guvernatori i Donetsk Pavlo Kyrylenko deklaroi se pesë civilë u plagosën në Bakhmut dhe në qytetin e afërt të Chasiv Yar.

Top Channel