Inside Story/ Video ekskluzive, momentet kur punonjësi i konçesionarit shkatërron vinçat e Portit të Durrësit

29/03/2023 22:03

Ekzistojnë prova që vërtetojnë dëmtimin e qëllimshëm të vinçave nga punonjës të konçesionarit DCT.

Inside Story ka siguruar video që tregojnë momentet kur punonjës të kompanisë konçesionare dëmtojnë qëllimisht paketat elektronike të vinçave.

Momentet e dëmtimit për të cilat ekzistojnë këto prova, i përkasin periudhës kur gjykata zgjidhi kontratën. Këtu, jo vetëm që jemi në kushtet e mospërmbushjes së kontratës konçesionare, por jemi përballë një vepre penale.

Momentet e dëmtimit të aseteve të shtetit i përkasin datës 2 SHkurt 2020, kur konçesionari duhet të kishte liruar terminalin prej datës 12 SHkurt 2019 kur u vendimi mori formën e prerë. Referuar këtij dokumenti që shihni me datën 5 Shkurt 2020, Autoriteti Portual nënvizon veprimet penguese të kompanisë DCT dhe dëmtimin e aseteve.

Aty theksohet se veprimet e kryera kanë cënuar funksionimin e Terminalit.

“Përpos proceseve civile, APD ka procese penale me DCT, pasi ky subjekt përvecse nuk ka ndëprerë marrëdhënien koncesionare në mënyrë të qetë ka dëmtuar asetet e portit,, pra jemi në proces me punonjës të DCT, proces penal”, thotë Lorena Janaqi, ish drejtore Juridike në APD.

Top Channel