Video/ Burri gërmon me duar për të shpëtuar nëntë minatorë të bllokuar mes brohorimave në minierën e floririt në Afrikë (fotot)

29/03/2023 17:04

Pamje të pabesueshme janë publikuar sot ku mes brohorimave të kolegëve nëntë minatorë të bllokuar janë shpëtuar nga shembja e një miniere floriri.

Duke mbajtur vetëm helmetën në kokë, punonjësi i mbuluar nga dheu gërmon me duar në galerinë ku dëgjon kolegët e tij.

Atij i duhet të mbrohet dhe nga gurët që bien derisa gjen burrin brenda vrimës, i cili del jashtë i mbuluar nga dheu.

Mbetje dheu vijojnë të bien në pjerrësirë, te cilave punonjësi i shkathët i duhet të shmanget.

Heroi i guximshëm nuk humbet kohë por vijon të gërmojë me duar për të tjerët dhe me ndihmën e të tjerëve arrin të nxjerrë të tjerë të bllokuar.

Shembja ndodhi pas reshjeve të shiut në provincën Kivu në Republikën Demokratike të Kongos (RDK).

Aksidente të tilla kanë ndodhur shpesh në republikën e Afrikës qendrore, veçanërisht në pikat artizanale të gërmimit për minerare.

Vendi është gjithashtu i përfshirë në konflikte të militantëve, teksa një prej motiveve është deh marrja e kontrollit të minierave nga grupet e armatosura.

FOTO GALERI
1/3
Duke mbajtur vetëm helmetën në kokë, punonjësi i mbuluar nga dheu gërmon me duar në galerinë ku dëgjon kolegët e tij.

Top Channel