E premte, 29 Prill 2022
12:31
Volejboll, Skënderbeu mund Tiranën/ Finalja e parë përfundon me shifrat 3-0

Skënderbeu një hap më pranë titullit kampion në volejboll për femra. Ekipi bardhekuq ka arritur të mundë 3 me 0 në finalen e parë Tiranën.

12:28
Tirana kërkon titullin në Laç, sot i mjafton barazimi/ Luhet dhe Dinamo-Partizani, Teuta-Kukësi

Tirana është shumë pranë kurorëzimit si 26-të herë kampionia e Shqipërisë pasditen e sotme.

12:24
Ofertat e reja të Digitalb/ Zgjerohet shërbimi në Peshkopi

Digitalb zgjeron hartën e shërbimeve të reja për klientët e saj edhe në Peshkopi.

12:23
Kosova s’është Donbas! Ekspertët ’shuplakë’ Putinit

Kosova nuk është Donbas, kështu analizojnë ekspertë ndërkombëtarë pas deklaratave të fundit të presidentit rus i cili vendosi një paralele mes vendimit të njohjes nga moska të luhansk dhe dontesk si rajone ta pavarura dhe njohjes së  Kosovës nga shumë vende.

12:19
Guterres rrezikoi jetën në Kiev/ Sulm me raketa teksa kritikonte Këshillin e Sigurimit

Dy shpërthime të forta tronditën Kievin të enjten në mbrëmje, në një kohë kur  shefi i OKB ndodhej për një vizitë në kryqytein ukrainas,  direkt pas takimit me Putin në Moskë

12:00
Rama zbardh takimin 60 minutësh me zyrtaren e lartë të DASH

Reformat në Shqipëri, investimet në energjinë, integrimi dhe lufta në Ukrainë, ishin disa nga temat në fokus të takimit mes zyrtares së lartë të SHBA dhe kryeministrit Edi Rama.

11:58
A u përmend emri i Berishës në takimin me Donfried? Ja si përgjigjet Alibeaj

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj zbardhi detaje nga biseda e zhvillur me zytaren e lartë amerikane, Karen Donfried.

11:48
Alibeaj flet pas takimit me Donfried: Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë dhe luftën ndaj korrupsionit. SHBA mbështet një opozitë që sheh nga e ardhmja

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, fill pas takimit me zyrtaren amerikane të DASH, ka treguar per mediat se ku u fokusua takimi.

11:42
Vritet gazetarja e “Radio Evropa e Lirë” në Ukrainë

Gazetarja dhe producentja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, ka vdekur si pasojë e një sulmi rus me raketë në Kiev, që ka goditur banesën ku ka jetuar ajo.

11:39
Profil/ Kryeministri i tretë shqiptar në Ballkan, kush është Dritan Abazoviç

Nga dita e djeshme Dritan Abazoviç është kryeministri i ri i Malit të Zi. Parlamenti votoi me 45 vota pro, qeverinë e formuar prej tij në përbërje të së cilës janë 8 ministri dy prej tyre shqiptarë.

11:38
Kundërpërgjigje Putinit: Kosova s’është Donbas

Kosova i plotëson kriteret për të qenë shtet i pavarur, ndryshe nga rajonet separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, thotë Matthias Hartwig, ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare, me bazë në Gjermani.

11:24
E plagosi vëllai me thikë Natën e Kadrit/ 27-vjeçari në Durrës merr urdhër-mbrojtjeje

Gjykata e Durrësit lëshon Urdhër Mbrojtjeje për 27-vjeçarin që u plagos nga vëllai i tij në Natën e Kadrit.

11:19
Me foto/ ‘Bucha’ ka emra, Ukraina: Ja ushtarët rus që kryen krimet

Prokurorja e Përgjithshëm e Ukrainës ka zbuluar emrat 10 ushtarëve rusë të cilët ajo i akuzon se janë përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut gjatë pushtimit njëmujor të qytetit të Bucha.

11:10
Aksident në Elbasan, i riu përplas 21-vjeçaren

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Elbasan.

11:04
Vrasja e Fazli Hoxhës, autorët i dolën në pritë pas iftarit! Viktima kishte rrahur vëllanë e tyre në Itali (Detaje)

Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klinë të Kosovës, ku mbeti i vdekur i riu Fazli Hoxha.

10:51
Fotot/ Zyrtarja e lartë e DASH nis takimin me demokratët, e shoqëron Escobar dhe Kim, kush janë të pranishmit

Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ka nisur takimin me zyrtarët demokratë, pas takimit që pati me kryeministrin Rama.

10:37
Zyrtarja e lartë e DASH përfundon takimin me Ramën, i drejtohet Kryesisë së Kuvendit për të takuar Alibeajn dhe Tabakun

Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ndodhet sot në Tiranë, ku po zhvillon një sërë takimesh.

10:21
Rriten rastet me hepatit akut tek fëmijët në Evropë

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka thënë se po rritet numri i rasteve me hepatit akut te fëmijët që kanë qenë të shëndetshëm paraprakisht në Zonën Ekonomike Evropiane.

10:15
“Shtëpi bari” në Valbonë! Shpallet në kërkim pronari, e “pëson” edhe elektricisti

Një banesë e përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar në Valbonë.

10:14
Iu bë atentat në autostradë/ Prokurori Ndoja sot para vettingut. KPK: Ka mangësi profesionale. ONM: U takua me kriminelë

Nis procesi i vettingut për prokurprin e Durrësit Arjan Ndoja të cilit iu bë atentat në vitin 2019 në autostradën Durrës Tiranë ku dhe u vra shoferi i tij Andi Maloku kurse Ndoja u plagos.

10:10
Javi Martinez: Në Katar partnerja ime s’del dot me bikini

Luajti për një dekadë me Bayernin dhe në moshën 32-vjeçare vendosi të transferohej në Katar, duke iu bashkuar Qatar Sports Club.

10:00
Bugajski: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të ndërpritet, është një farsë

Janush Bugajski njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, thotë se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi në përpjekje për të arritur marrëveshje është vetëm një tendencë e Serbisë për të penguar Kosovën në anëtarësim në institucione ndërkombëtare.

09:56
Familja doli për iftar, hajdutët futen në shtëpi dhe grabisin 12 mijë euro

Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Varosh të Ferizajt.

09:46
Veliaj – Abazoviçit: Urime vëllai im! Të priftë e mbara!

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar Dritan Abazoviçin për zgjedhjen në krye të qeverisë së Malit të Zi.

09:37
Sulmet ajrore në Kiev gjatë vizitës së Guterres, Zelensky: Rusia po përpiqet të poshtërojë OKB-në

Disa sulme ajrore ruse goditën kryeqytetin ukrainas të enjten ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vizitoi Kievin për të takuar Presidentin Volodymyr Zelensky.

09:36
“Vdekja” e Raiolas, Ibra mbërrin në spital, Balotelli mesazh mbështetjeje për supermenaxherin

“Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo gazetarëve, që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton.” Këto janë fjalët e Alberto Zangrillos, kreut të Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të spitalit San Raffaele, në Milano, i cili iu përgjigj thashethemeve për gjendje shëndetësore të menaxherit të njohur Mino Raiola, 54 vjeç.

09:25
NATO: Konflikti në Ukrainë mund të zgjasë me vite

NATO-ja është e gatshme të vazhdojë për vite mbështetjen për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, duke përfshirë edhe ndihmën ndaj Kievit që të zëvendësojë armët e periudhës sovjetike me sisteme moderne armatimi, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.

09:20
Kishin dalë për iftar në restorant, si u vra 23-vjeçari dhe u plagosën dy vëllezërit e tij në Klinë (Detaje)

Klina e Kosovës u trondit mbrëmë nga vrasja e një të riu.

09:09
Kuko: Gjermania e ka ndihmuar Shqipërinë me 1,2 miliardë Euro

Intervistë me ambasadorin e Shqipërisë në Berlin, Artur Kuko, për gjendjen dhe potencialin në zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale Shqipëri-Gjermani.

08:52
Nga vëzhgimi ajror deri te lëshimi i raketave/ Luftë moderne me dronë në front

Lufta e Ukrainës po tregon qartë se dronët janë pjesë e luftës moderne. Dronët kryejnë detyra të ndryshme – nga vëzhgimi ajror deri te lëshimi i raketave.

08:41
Rikthehet frika! Republika e Moldavisë në shënjestër të Rusisë

Në Moldavi është rritur shqetësimi se vendi mund të kthehet në objektivin e ardhshëm të agresionit rus. Sulmet e inskenuara në rajonin separatist prorus, Transilvani, janë shenja jo të mira, mendon Vitalie Ciobanu.

08:25
“Në qershor do të mungojë vaji”/ Importuesit në vështirësi likuiditeti për furnizimet e reja nga mosndryshimi i çmimit nga bordi i transparencë

Importuesit e vajit të lulediellit paralajmërojnë sërish se nga muaji qershor në treg do të mungojnë furnizimet me këtë produkt, për shkak të rënies të ofertës në Bullgari, Serbi, Hungari dhe çmimit të lartë deri në 430 lekë për litër.

08:18
Shqipëria e pesta ne Europë për normën më të ulët të lindshmërisë në 2020

Gjatë vitit 2020 Shqipëria rezultoi vendi i pestë në Europë për normën e më të ulet të lindshmërisë.

08:10
Reshje shiu në disa zona, por temperaturat nuk ulen! Si parashikohet moti për ditën e sotme

Territori Shqiptar do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash gjatë gjithë ditës.

E enjte, 28 Prill 2022
23:53
Kush është 23-vjeçari që u vra në Klinë, autorët qëlluan drejt familjes së tij kur dolën nga lokali

23-vjeçari Fazli Hoxha mbeti i vdekur nga të shtënat me armë këtë mbrëmje në Klinë të Kosovës.

23:04
Ndreca në “Top Story”: Peticioni është në një moment delikat për vendin, vetëm shqiptarëve nuk i shërben

Avokati Plarent Ndreca është shprehur kundër peticionit antiamerikan mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’, për të cilin tha se në këtë moment kritik kur luftën e kemi pranë, nuk i shërben askujt.

23:01
Ronaldo nuk mjafton, Chelsea merr pikë në “Old Trafford”, Championsi utopi për “Djajtë e Kuq”

Chelsea minimizon shanset e Manchester United për të luajtur në Champions League sezonin e ardhshëm.

23:00
Fitojnë Eintracht Frankfurti dhe Leipzigu, porjektohet finale gjermane në Europa League

Eintrachti i Frankfurtit hedh një hap të madh drejt kualifikimit në finale të Europa League-s, pasi fitoi 1-2 në fushën e West Hamit në sfidën e parë gjysmëfinale, duke treguar se jo rastësisht eliminoi Barcelonë, ekipin pretendent për ta fituar trofenë.

22:57
Shaip Kamberi merr mandatin e dytë në parlamentin serb

Shaip Kamberi është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë.

22:54
A mund të arrihet një marrëveshje me Putinin?

Ndërsa sulmi i Rusisë kundër Ukrainës hyn në muajin e tretë, vazhdojnë të shtrohen pyetje nëse është e mundur arritja e një zgjidhjeje të negociuar me presidentin rus Vladimir Putin?

22:51
Xhamia e Namazgjasë nuk hapet, besimtarët do të falen në shesh për Fiter Bajram

Besimtarët myslimanë do të falin Namazin e Fiter Bajramit në 2 maj, në sheshin “Skënderbej”.

22:50
Kievi u bombardua gjatë kohës që sekretari i përgjithshëm i OKB-së ishte për vizitë aty

Zyrtarët ukrainas kanë dënuar sulmin me raketa të Rusisë në Kiev mbrëmjen e sotme, e cila ndodhi teksa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres po përfundonte vizitën e tij në kryeqytetin ukrainas.

22:46
Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e sotme në Gjakovë të Kosovës, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri.

22:37
Kryebashkiaku i qytetit shprehet i vendosur: Mariupoli nuk do të dorëzohet kurrë për hir të paqes

Kryetari i Bashkisë së Mariupolit tha se qyteti i rrethuar nuk do të dorëzohet kurrë, pasi ai u kërkoi aleatëve perëndimorë të ofrojnë më shumë armë për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër forcave ruse.

22:25
Plarent Ndreca: Të thuash se ambasadorja ka ardhur këtu me agjendë personale, fyen inteligjencën e shqiptarëve

Debate të shumta kanë shoqëruar diskutimin mbrëmjen e sotme në ‘Top Story” ku avokati Plarent Ndreca është shprehur se opozita është gjithmonë e gatshme që të kundërshtoje nismat e qeverisë edhe pse nuk kanë informacion mbi to.

22:22
​Osmani takime në Senatin amerikan, diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja Vjosa Osmani është pritur gjatë ditës në takime nga lideri i shumicës parlamentare në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, senatori Chuck Schumer, kryetari i komisionit për marrëdhënie me jashtë në Senat, senatori Bon Menendez dhe kryetari i komisionit për punë të brendshme dhe çështje qeveritare në Senat, senatori Gary Peters.

22:06
Lisander Hoxha në “Top Story”: Antiamerikanizmi shitet si flluskë sapuni për të mbuluar korrupsionin

Mbështetësi i “Rithemelimit” Lisandër Hoxha u shpreh se e sheh të padrejtë që ambasadorët të vijnë në Shqipëri e të takojnë një pjesë ndërkohë që një pjesë tjetër të mbetet pa rëndësi.

22:06
Ndihma miliardere amerikane/ Biden: 33 mld dollarë për armatosjen e Ukrainës

Presidenti Joe Biden i injoroi deklaratat kërcënuese të Moskës për të mos armatosur ukrainasit, duke njoftuar se i ka kërkuar kongresit amerikan plot 33 miliardë dollarë ndihmë shtesë, 20 miliardë prej të cilave janë të dedikuara për armë për Ukrainën, ndërsa pjesa tjetër shkon për ndihmë humanitare dhe ndihmë direkte për qeverinë.

21:50
Peticion kundër Kim? Hoxha: Nuk është nismë e PD-së, Berisha ka shprehur qëndrimin e tij personal

Politikani Lisandër Hoxha thotë se deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha kundër ambasadores Yuri Kim janë qëndrim i tij persona.

21:50
Pulëbardhat janë specie aliene që mbledhin informacion për njerëzimin: eksperti i UFO-ve (fotot)

Nick Pope, ish-ekspert UFO-sh në ministrinë britanike të mbrojtjes, ka thënë së fundmi se pulëbardhat mund të jenë specie aliene që dërgohen në tokë për të mbledhur informacion mbi njerëzimin.

21:39
Plarent Ndreca në ‘Top Story’: SHBA-në e kemi ftuar ne për të ndërhyrë në reformën e drejtësisë, ne kishim vetëm pseudoreforma

Peticionin kundër Yuri Kim Kastriot Çipi e ka mbështetur në faktin që përqindja e besueshmërisë ndaj qeverisë amerikane ka rënë kohët e fundit.

21:36
Firma kundër Amerikës? Juristi në “Top Story”: Po i biem me shqelm asaj që kemi arritur me aleatët

Akuzat e Sali Berishës, të përcjella dhe në një pjesë të shoqërisë civile ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, juristi Plarent Ndreca i cilëson “shqelm ndaj asaj që kemi arritur falë bashkëpunimit me aleatët tanë”.

21:32
Çfarë po ndodh, dëgjohen shpërthime në Belgorod të Rusisë

Në pjesën jugore të qytetit rus të Belgorodit, ditën e sotme janë dëgjuar shpërthime të cilat nuk dihet se nga kanë ardhur.

21:30
‘Transgjinorja’ dërgohet në burgun e burrave pasi ekspozohet si pedofil ndaj vajzave 6-7 vjeçare që ngacmonte (fotot)

Një transgjinore britanike që ishte në pritje të operacionit të ndryshimit të gjinisë në sistemin shëndetësor publik, është dërguar në burgun e burrave për tre vjet pas ekspozimit si një pedofil i rrezikshëm.

21:19
“Koha ti themi pushtetarëve që kushtetuta është e jona”/ Kastriot Çipi në “Top Story”: Kjo nismë është vonuar, duhet të ishte edhe kundër Donald Lu

Është hera e parë që ka një nismë konkrete kundër ambasadorëve amerikanë, për të cilën deri më tani kanë votuar rreth 6 mijë persona.

21:18
Vijojnë shkatërrimet në rajonin e Donetskut, ndërtesat tashmë janë rrënuar (Foto)

Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në javën e nëntë, imazhet vazhdojnë të tregojnë shkallën e shkatërrimit në të gjithë vendin.

21:06
“Mijëra civilë kanë nevojë për ndihmë”, shefi i OKB-së kërkon që korridoret e evakuimit të hapen në Mariupol

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres kërkoi që korridoret e evakuimit të hapen në Mariupol, duke theksuar se qyteti i rrethuar është një “krizë brenda krizës”. 

20:51
Fiks Fare/ Pylli pritet pa kriter, shpëton pisha me foton e Presidentit

Në Samurr të Elbasanit, pylli që është në pronësi të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, po pritet pa kriter.

20:49
Aksident me pasojë vdekjen në Tiranë, ndërron jetë 73-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku një mjet tip Audi ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.

20:26
“Kush do ta besonte se Ballkani do të kishte 3 kryeministra shqiptarë?” Rama uron kryeministrin e ri malazez, Abazoviç

Kryeministri Edi Rama ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur të Malit të Zi, ndërsa thekson se tani rajoni ka tre liderë shqiptarë.

20:14
Donfried në Shqipëri/ Takohet me Varhelyi shoqërohet nga Escobar, ja për çfarë diskutuan

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane & Euroaziatike Karen Donfried, ka mbarritur në Tiranë ku takimin e parë e ka zhvilluar me të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ambasadoren Yuri Kim dhe Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

20:07
Mali i Zi me kryeministër shqiptar, votohet qeveria e Abazoviç

Dritan Abazoviç është kryeministri i ri i Malit të Zi. Qeveria e tij është miratuar në kuvend me 45 vota pro.

20:06
Kafeja e Kivu nga RD Kongo, arabike me shije ‘femërore’ (fotogaleri)

Disa vjet më parë Marcelline Budza themeloi grupin e saj Ringjallja e Shpresës së Grave, duke u dhënë atyre një shpresë me anë të kultivimit të kafesë në ishullin Ixhi, në Republikën Demokratike të Kongos.

20:03
Gjysmëfinalet e Conference League/ Feynord pret Marseillen, ndërsa Roma mat forcat me Leicesterin

Luhet për një vend në finalen e Conference League, vetëm dy nga këto katër skuadra Marseille, Roma, Feynoord dhe Leicesteri do të gjejnë rrugën për në kryeqytetin tonë për ndeshjen e madhe të 25 majit.

20:01
Mino Raiola “u ngjall”/ Superagjenti i futbollistëve përgënjeshtroi lajmet e vdekjes

U raportua si i vdekur por Minoi Raiola shtang të gjithë me një status në twitter rreth 430 minuta pasi e gjithë media botërore kishte nxjerrë lajmin.

19:59
“Luftoni infodeminë”! Kërkesa e OBSH: Të monitorohet informacioni i shpërndarë

Informacioni i rremë që qarkulloi gjatë pandemisë Covid, riskoi shumë njerëz të cilët shpesh refuzuan, të shkonin te mjeku për t’u testuar apo të shtroheshin në spital e aq më shumë për t’u vaksinuar.

19:55
Bisedimet mes Zelensky dhe Guterres, fokus shkelja e të drejtave të njeriut dhe evakuimi i qytetarëve nga Mariupol

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky është shprehur pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, se shkelja e të drejtave të njeriut ishte gjëja kryesore që kanë diskutuar.

19:51
Ulet pritshmëria për Shqipërinë/ Instituti i Vjenës korrigjon parashikimin për rritjen ekonomike

Instituti i Vjenës ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 3.5% për këtë vit. Ky vlerësim prej 0.7% më i ulët se parashikimi fillestar lidhet me ndikimin e luftës në Ukrainë, efektet e së cilës po përçohen në ekonominë shqiptare duke frenuar ritmet e rritjes së saj.

19:49
Të përçarë, por të vendosur/ PD-ja përgatitet për takimin e së shtunës të thirrur nga “Rithemelimi”

Demokratët do të mblidhen sërish në kuvend, por sërish të përçarë. Për palën përballë, takimi i së shtunës i rithemeluesve, është një tjetër barrierë në rrugën e bashkimit.

19:49
Tjetër kryeministër shqiptar! Parlamenti malazez voton në Cetinjë qeverinë e re të Abazoviç

Parlamenti malazez voton këtë të enjte qeverinë e re që drejtohet nga Dritan Abazoviç.

19:45
Krimet, Shqipëria fajëson Moskën/ Kërkesa zyrtarizohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Këshilli Sigurimit në OKB, i dedikoi një seancë të posaçme krimeve të luftës në Ukrainë, nga ku në emër të Shqipërisë foli ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, ku fillimisht falënderoi prokuroren e përgjithshme të Ukrainës për dokumentin e 8.000 krimeve.

19:33
Negociatat? “Bëni durim”, Komisioneri për zgjerimin: Nuk po tallet njeri me Shqipërinë

Në të dytën vizitë në Shqipëri pas marrjes së detyrës si komisioner i zgjerimit të BE-s Oliver Varhelyi të vetmen të veçantë që përcolli ishte vendosja e një spile në xhaketë me mesazhin “Unë e dua shkollën time”.

19:28
Komplimente, puthje dhe përqafime/ Takimi i Lauretës me Danjelin ishte i mbushur me skena romantike

Takimi i Danjelit me Laureten vijoi me shumë provokime dhe afrime midis tyre. Një takim i cili ishte i mbushur me puthje, komplimente dhe momente romantike.

19:12
Guterres pas takimit me Zelenskyn: Situata në Mariupol është një krizë brenda krizës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres po mban fjalën e tij në Ukrainë pas takimit më presidentin Volodymir Zelensky.

19:10
NATO: Gati ta mbështesim luftën e Ukrainës për vite/ Moska: Mos na testoni durimin

NATO është e gatshme të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë për vite me radhë, duke përfshirë ndihmën që Kievi të kalojë nga armët e epokës sovjetike në armët dhe sistemet moderne perëndimore, kështu tha të enjten Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

19:07
33 ushtarë dhe 12 qytetarë ukrainas të marrë peng nga Rusia rikthehen në shtëpi, pesë prej tyre të plagosur

33 ushtarë ukrainas të marrë peng nga Rusia janë shkëmbyer ditën e sotme me disa rusë.

18:58
Kritika ndaj Egjiptit për burgosjen e këngëtarëve në videon e kërcimit oriental të belit (fotot)

Grupe të të drejtave të njeriut kritikonin sot vendimin e një gjykate egjiptiane për burgosjen e dy këngëtarëve të njohur vendas që shiheshin në një video me një kërcimtare braziliane të stilit oriental.

18:51
Provokime dhe akuza, Astriti kërkon të largohet nga takimi, Rrushja acarohet

Puntatën e sotme në Për’puthen u transmetua pjesa e fundit të takimit të Rrushes me Astritin.

18:51
Përse Biden financon 33 mld dollarë në Ukrainë teksa SHBA-ja po vuan krizën e rritjes së çmimeve?

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka kërkuar ditën e sotme Kongresit që të autorizojë një shumë prej 33 miliardë dollarësh në ndihmë të Ukrainës. Kjo është një kosto dyfish më e lartë se sa ka shpenzuar SHBA-ja deri më tani për sigurimin e pajisjeve ushtarake dhe ndihmës humanitare.

18:48
Zvicra heq të gjitha kufizimet anti Covid për shqiptarët që hyjnë në vend

Shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht drejt Zvicrës, pasi vendi njofton se ka hequr të gjitha masat anti Covid.

18:39
Rriten rastet e reja me Covid, asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

73 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

18:38
Bora dhe konkurrentët në lot/ Astriti merr lajmin e trishtë për babanë, por qëndron në studio për Rrushen

Konkurenti i Për’puthen, Astriti ka marrë një telefonate përpara fillimit të programit ku i është bërë me dije se gjendja shëndetësore e babait të tij është përkeqësuar.

18:31
Rusia dislokon delfinët e stërvitur në bazën e Detit të Zi, sipas imazheve satelitore (fotot)

Instituti Detar i SHBA ka raportuar së fundi se dy rrethuese delfinësh të stërvitur janë vendosur në shkurt në bazën detare të Sevastopol në Detin e Zi.

18:27
Bullgaria merr masa që të zëvendësojë të gjithë sasinë e gazit që i ndërpreu Rusia

Bullgaria mund të zëvendësojë të gjithë furnizimin e saj me gaz rus nga burime të tjera dhe nuk do të përballet me mungesë gazi në dimrin e ardhshëm, tha të enjten zëvendëskryeministri Assen Vasilev.

18:19
Veliaj i vendosur për Unazën e Madhe dhe rindërtimin tek “5 Maji”: Projektet e Tiranës nuk do të ndalen

Projekti i Unazës së Madhe do të përfundojë dhe do të sjellë ulje të trafikut dhe lehtësim të qarkullimit në Tiranë. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se asnjë projekt në Tiranë nuk do të ndalet.

18:10
Donfried: Sanksionet ndaj Rusisë në tavolinë para Serbisë

Ndihmëssekretarja amerikane e shtetit për çështjet evropiane dhe aziatike, Karen Donfried tha në një intervistë për mediumin Politika, më 28 prill se çështja e sanksioneve kundër Rusisë është në tavolinë para Serbisë, por se Serbia duhet të vendosë vetë se si të vazhdojë .

18:09
Plagosi vëllain se e zgjoi për syfyr, zbulohen detaje të reja nga ngjarja që ndodhi në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 13 në Durrës, ku një 20 vjeçar ka plagosur vëllain e tij të madh me thikë pas një sherri banal.

18:02
Kryeministrja finlandeze nga Athina: Shumë shpejt, vendimi për anëtarësimin në NATO

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka deklaruar se vendi i saj do të vendosë “së shpejti” nëse do të bashkohet me aleancën e NATO-s.

17:59
Gjiganti energjitik gjerman Uniper plotëson kërkesën e blerjes së gazit rus në rubla (fotot)

Një prej kompanive më të mëdha energjitike të Gjermanisë tha sot se po përgatitet të blejë gazin rus me një sistem pagesash që mund të bjerë ndesh me sanksionet e BE.

17:52
Guterres: Lufta është krimi më i rëndë!

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, arriti të enjten në Ukrainë me qëllim që të punojë për “zgjerimin e mbështetjes humanitare dhe sigurimin e evakuimit të civilëve nga zonat e konfliktit”, tema që ishin pjesë e bisedimeve të tij në fillim të kësaj jave me presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov.

17:52
Alibeaj: Ke këllqe për të mbështetur të persekutuarit? Ia kthen Manja: Merruni njëherë me antiamerikanin tuaj pastaj me qëndrimet e mia

Kryetari i përkohshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka kundërshtuar ministrin Manja mbi dëmshpërblimin për të persekutuarit politik, për të cilin tha se ishte në kushtet e mizerabilitetit.

17:44
Top Talk/ Patozi refuzon ftesën e Berishës: Vlen për ata që duan të gënjehen

Ftesën që Sali Berisha i bëri pak para mesnatës për t’u rikthyer në Partinë Demokratike, Astrit Patozi e përkufizon me një shprehje shkodrane: “m’ka çu nana me la gojën”.

17:36
Publikohen pamjet e këmbimit të marinsit amerikan me pilotin e burgosur rus në Ankara (video)

Familja e marinsit amerikan tha se pamjet ngjanin me një film spiunazhi.

17:30
Objektivi Lewandowski, Barcelona nis misionin për t’ia “rrëmbyer” Bayernit

Barcelona nuk heq dorë nga Robert Lewandowski. Sulmuesi polak nuk po rinovon me Bayern Munchen dhe ka vendosur të vijojë karrierën në “Camp Nou” tek ekipi i Xavit.

17:23
Balla i drejtohet opozitës: Doni s’doni ju, me 24 korrik presidenti do të fillojë punën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij ditën e sotme në Parlament, ka përmendur çështjen e Butrintit që u komentua paraditen e sotme në Kuvend, për të cilën tha se është i sigurt që rezultati do të jetë diçka model, pasi e ka në dorë Amerika.

17:19
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Hailey Bieber, modelja shtrohet sërish në spital

Modelja, Hailey Bieber  iu nënshtrua një operacioni në zemër pasi mjekët zbuluan që në zemrën e saj ndodhej një vrimë ovale (PFO), e cila është një hapje e vogël midis dy dhomave të sipërme të zemrës, atriumit të djathtë dhe të majtë.

17:19
Tirana kalon online/ Veliaj: Nga 1 maji do të mbyllen 40 zyra shërbimi

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka njoftuar se nga data 1 Maj, edhe Bashkia e Tiranës do të nisë ofrimin e shërbimeve online në njësitë administrative.

17:06
Biden: Pasuritë e sekuestruara të oligarkëve rusë të përdoren për të kompensuar Ukrainën

Joe Biden po i kërkon Kongresit të miratojë 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke rritur ndjeshëm kontributin e SHBA-së në betejën kundër pushtimit rus.

17:05
OKB: Rrezatimi është në nivele të sigurta në vendin ku u gërmua dheu i Çernobilit

Nivelet e rrezatimit në një pjesë të zonës së Çernobilit, ku Ukraina ka thënë se trupat ruse hapën gropa në tokën shumë të kontaminuar janë të ngritura, por ende brenda kufijve të sigurt, tha të enjten shefi i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së (IAEA).

17:04
Elon Musk kërkon të blejë Coca-Cola-n ‘për të rikthyer kokainën te pija’ (fotot)

Pronari miliarder i Tesla CEO dhe zotëruesii ri i rrjetit Twitter po bëhet gjithnjë e më aktiv në rrjet, duke intriguar përdoruesit me postime gjithnjë e më të çuditshme.