02/12 14:16
33 ushtarë ukrainas të marrë peng nga Rusia janë shkëmbyer ditën e sotme me disa rusë.
Zëvëndëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, është shprehur me anë të një postimi në rrjete sociale se përveç ushtarëve në shtëpi janë rikthyer edhe 12 qytetarë të marrë peng.
Ajo njoftoi se pesë nga trupat që u shkëmbyen ishin të plagosur, ndërsa nuk dha informacion mbi numrin e rusëve që ishin dhënë në shkëmbim.
“Ne po sjellim gjithashtu në shtëpi 12 civilë,” tha zonja Vereshchuk.
Top Channel