Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Modelja, Hailey Bieber iu nënshtrua një operacioni në zemër pasi mjekët zbuluan që në zemrën e saj ndodhej një vrimë ovale (PFO), e cila është një hapje e vogël midis dy dhomave të sipërme të zemrës, atriumit të djathtë dhe të majtë.
Pas këtij problemi ajo u shtrua sërish në spital për të bërë mbylljen e vrimës në zemër, e cila sipas saj ishte midis 12 dhe 13 milimetra.
“Gjëja më e madhe që ndjej është se ndihem shumë e lehtësuar që ishim në gjendje të kuptonim gjithçka, që ishim në gjendje ta mbyllnim atë”, tha Hailey Bieber.
Kjo nuk është hera e parë që modelja ka probleme shëndetësore, pasi në fillim të marsit ajo u shtrua në spital pasi kishte mpiksje gjaku në tru.
Partnerja e këngëtarit Justin Bieber, tha se po hante mëngjes kur filloi të kishte probleme me të folurën , njëkohësisht po përjetonte mpirje të gishtave.
Pas kontrolleve u zbuluan se ajo kishte një atak ishemik kalimtar, e njohur si një “mini goditje”, e cila ndodh kur furnizimi me gjak në një pjesë të trurit bllokohet për një kohë të shkurtër.
Sipas informacioneve gjendja shëndetësore e Bieber është përmirësuar, ndërsa nuk dihen shkaqet që çuan në përkeqësimin e situatës.
Top Channel