Informacioni i rremë që qarkulloi gjatë pandemisë Covid, riskoi shumë njerëz të cilët shpesh refuzuan, të shkonin te mjeku për t’u testuar apo të shtroheshin në spital e aq më shumë për t’u vaksinuar.

Organizata e Botërore e Shëndetësisë i kërkon vendeve europaine të ndërtojnë struktura për të luftuar thashethemet dhe informacionet false që përhapen me shpejtësi nëpërmjet rrjeteve sociale.

Zyra Europiane e OBSH-së, tashmë e ka marrë shumë seriozisht këtë gjë. Për herë të pare, ne po i kushtojmë vëmendje të veçantë dhe do ta gjurmojmë atë. Së pari është shumë e rëndësishme të monitorojmë informacionin që transmetohet, për të kuptuar cilat janë thashethemet, sepse sa më herët t’i kapim ato , aq më të mira i kemi mundësitë për t’i trajtuar ato dhe për t’i adresuar”, thotë Kristina  Salvi, këshilltare e OBSH-së.

Informacionet e rreme u shpërndanë në shumë vende madje kanë ekzistuar edhe më parë në emergjenca shëndetësore, por në pandeminë Covid, ato morën përmasa të pakontrollueshme dhe kjo kërkon ndërhyrje urgjente për të ardhmen.

“Bërthama është përqendrimi i atij komuniteti që do të përfshihet  për çdo ndërhyrje emergjence. Nëse ju bëni teste, gjurmimi kontaktesh, vaksinime, dhe komuniteti nuk e pranon këtë, atëherë ju keni dështuar. Këtu ju keni nevojë të përfshini komunitetin bërthamë. Në fillim të pandemisë, nuk kishim as teste, as vaksinë, po kishim komunikim të riskut. Mund të angazhohen njerëz për t’i marrë këto masa. Mënyra se si e bëjmë këtë është të dëgjohen me kujdes qytetarët, të përpiqemi të kuptojmë shqetësimet e tyre  dhe të ndërtojmë mesazhe të bazuara mbi këto shqetësime”.

Përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik të vendeve të Rajonit u mblodhën në Tiranë për të identifikuar boshllëqet dhe për të ndërtuar rekomandimet për komunikimin e riskut, duke përfshirë edhe komunitetin.

Top Channel