Biden: Pasuritë e sekuestruara të oligarkëve rusë të përdoren për të kompensuar Ukrainën

28/04/2022 17:06

Joe Biden po i kërkon Kongresit të miratojë 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke rritur ndjeshëm kontributin e SHBA-së në betejën kundër pushtimit rus.

Biden do të kërkojë gjithashtu 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike për Kievin dhe 3 miliardë dollarë ndihmë humanitare, si dhe fonde për të ndihmuar në rritjen e prodhimit amerikan të kulturave ushqimore dhe mineraleve strategjike për të kompensuar ndikimin e luftës në Ukrainë në furnizimet globale. Në një letër drejtuar kryetares së Dhomës, Nancy Pelosi, Biden tha:

Ajo që dua t’i bëj të qartë Kongresit dhe popullit amerikan është kjo: kostoja e dështimit për t’i bërë ballë agresionit të dhunshëm në Evropë ka qenë gjithmonë më e lartë se kostoja e qëndrimit të vendosur kundër sulmeve të tilla.

Ndihma e re ushtarake që do të financojë kongresi do të përfshijë: Më shumë artileri, mjete të blinduara, si dhe raketa antitank dhe sisteme kundërajrore. Më shumë ndarje të inteligjencës.  Mbështetje për të rritur aftësinë e Ukrainës për të prodhuar municione. Ndihmë në pastrimin e minave tokësore dhe eksplozivëve të tjerë dhe në mbrojtjen e Ukrainës kundër sulmeve me bomba kimike, biologjike dhe të pista. Ndihmë për pastrimin e minave tokësore, pajisjeve shpërthyese të improvizuara dhe mbetjeve të tjera shpërthyese të luftës dhe për qeverinë e Ukrainës në sigurimin dhe adresimin e kërcënimeve që lidhen me materialet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

Biden tha se masat do të lejonin “masa të zgjeruara dhe të përshpejtuara për hetimin, ndjekjen penale dhe konfiskimin e aseteve të oligarkëve rusë që do të përdoren për të mirën e Ukrainës”.

Top Channel