“Mijëra civilë kanë nevojë për ndihmë”, shefi i OKB-së kërkon që korridoret e evakuimit të hapen në Mariupol

28/04/2022 21:06

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres kërkoi që korridoret e evakuimit të hapen në Mariupol, duke theksuar se qyteti i rrethuar është një “krizë brenda krizës”. 

“Mijëra civilë kanë nevojë për ndihmë për të shpëtuar jetën. Shumë janë të moshuar kanë nevojë për kujdes mjekësor ose kanë lëvizshmëri të kufizuar, ata kanë nevojë për një rrugë shpëtimi nga apokalipsi”, tha Guterres.

Shefi i OKB-së u takua me Zelensky dhe ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ditën e sotme, pas vizitës në Moskë ku u takua me Presidentin rus Vladimir Putin.

Guterres foli edhe për  takimin e tij me Putinin, ku tha se presidenti rus ishte dakord parimisht për përfshirjen e Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në evakuimin e civilëve në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit.

Ai shtoi se kishte zhvilluar diskutime intensive  me Zelenskyn për të mundësuar evakuimin e civilëve nga Mariupoli.

“Bota ju sheh ju dëgjon dhe është i mahnitur për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë tuaj. E di gjithashtu se fjalët e solidaritetit nuk mjaftojnë. Unë jam këtu për të plotësuar nevojat në terren dhe për të rritur operacionet”, shtoi më tej ai.

 

Top Channel