Të përçarë, por të vendosur/ PD-ja përgatitet për takimin e së shtunës të thirrur nga “Rithemelimi”

28/04/2022 19:49

Demokratët do të mblidhen sërish në kuvend, por sërish të përçarë. Për palën përballë, takimi i së shtunës i rithemeluesve, është një tjetër barrierë në rrugën e bashkimit.

Cilido është i lire të zgjedhë jo vetëm sekretar të përgjithshëm, por dhe presidentin e Amerikës. Për sa kohe s’ka vendim për mbledhje të Kuvendit, të shtunën ka miting apo tubim. Uroj të ketë reflektim dhe të hiqet dorë nga rruga që po çon në çarjen përfundimtare të PD-së”, thotë Bardhi.

Ndryshe  mendon Rudina Hajdari, e cila pas përjashtimit nga Lulzim Basha, iu  bashkua  partisë së rithemeluar nga Sali Berisha. E vetmja urë për t’u bërë bashkë, sipas saj është vota.

Zgjidhja  nuk duhet të vijë nga persona apo individë të caktuar, por duhet të vijë përmes votimit dhe shprehjes së lirë të anëtarësisë ndaj ekzistojnë strukturat  dhe Kuvendi i PD-së. Zoti Berisha nëse ka non-grata nga SHBA kjo gjë duhet te izolohet dhe duhet të jetë një   gjë personale e Sali Berishës dhe jo ‘kal’ beteje për PD”, tha Hajdari.

Megjithatë, zgjedhjet për kryetarët e degëve treguan një pjesëmarrje më të ulët krahasuar me referendumin e dhjetorit që nënkupton se demokratët janë skeptikë për rrugën që po ndjek Berisha. Duke e pranuar këtë problem, Albana Vokshi jep si argument ngërcin e krijuar nga listat problematike të anëtarësisë të trashëguara nga Basha.

Morën pjesë 39.512 anëtarë. Ka pasur probleme qe te jemi të sinqertë, disa persona nuk kanë mundur të gjejnë emrin në lista, por është një problem i mbartur që do të korrigjohet. Strukturat do të punojnë  për lista të sakta dhe jo fiktive”, tha Vokshi.

 

Top Channel