Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj zbardhi detaje nga biseda e zhvillur me zytaren e lartë amerikane, Karen Donfried.

Pyetur nëse u përmend emri i ish kryeministri Berisha në takimin me zyrtarët e lartë amerikanë, Alibeaj tha prerë se në takime të tilla diskutohen cështje të rëndësishme për shqiptarët.

“ Në takime diplomatike thuhen ato cështje që janë të rëndësishme për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe sfidat që ne kalojmë. Besoj e kuptoni mirë që cështje të tilla si demokracia, cështje të së drejtës, lufta ndaj korrupsionit, për të cilën jemi të vendosur fort, janë cështje për të cilat i interesojnë të gjithë shqiptarëve” u shpreh Alibeaj.

Top Channel