Rusia dislokon delfinët e stërvitur në bazën e Detit të Zi, sipas imazheve satelitore (fotot)

28/04/2022 18:31

Instituti Detar i SHBA ka raportuar së fundi se dy rrethuese delfinësh të stërvitur janë vendosur në shkurt në bazën detare të Sevastopol në Detin e Zi.

Sipas ekspertëve amerikanë, zhvillimi i zbuluar nga imazhet satelitore është bërë për të mbrojtur flotën nga një sulm i mundshem nënujor.

Zyrtarët e institutit USNI kishin studiuar imazhet nga baza në gjirin e Sevastopol dhe arritën në konkluzionin se ndryshimet ishin mbajtëse delfinësh që ishin vendosur aty në shkurt, pak para nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, shkruan britanikja The Guardian.

Rusia ka disa precedentë të stërvitjes së delfinëve për qëllime ushtarake, duke i përdorur gjitarët detarë për të marrë objekte nga thellësitë ose për të larguar zhytës të armikut.

Baza e Sevastopol është një shtyllë e ushtrisë ruse, dhe gjendet në majën e gadishullit të Krimesë, që është marrë nga Moska në 2014. Analistët thonë se shumë luftanije ruse janë ankoruar aty që me municionin e tyre mund të jenë të ekspozuara ndaj sulmeve nënujore.

Ukraina gjithashtu ka stërvitur delfinë në një akuarium të Sevastopol, në një program prej epokës sovjetike që më pas u neglizhua pas viteve1990-të.

Gjatë luftës së ftohtë si SHBA dhe BRSS punuan me përdorimin e definëve të cilët kanë aftësi të fuqishme eko-lokacioni që u lejojnë të zbulojnë objekte nënujore si mina apo nëndetëse.

SHAB raportohet se ka shpenzuar të paktën 30 milionë dollarë për ruajtjen e flotës së tyre të delfinëve ushtarake por dhe luanëve të detit, gjithashtu të trajnueshëm dhe të dobishëm në konflikte.

Programi i delfinëve të Sevastopol i ringjall në 2012 nga Ukraina dhe me rënien e vendit në dorë të Rusisë, u zhvillua më tej prej Moksës.

“Specialistët tanë krijuan mjete që konvertonin  zbulimin sonar nënujor të delfinëve në sinjale në monitorin e operatorit ushtarak. Marina e Ukrainës nuk kishte fonde për ekspertizë të tillë”, tha një burim ushtarak për agjencinë ruse RIA Novisti.

Imazhe satelitore të vitit 2018 zbulojnë se Rusia ka përdorur delfinët dhe në bazën detare të Tartus, në luftën e Sirisë.

FOTO GALERI
1/4
Mbajteset e defineve jane shenuar me te kuqe

Top Channel