Kafeja e Kivu nga RD Kongo, arabike me shije ‘femërore’ (fotogaleri)

28/04/2022 20:06

Disa vjet më parë Marcelline Budza themeloi grupin e saj Ringjallja e Shpresës së Grave, duke u dhënë atyre një shpresë me anë të kultivimit të kafesë në ishullin Ixhi, në Republikën Demokratike të Kongos.

Ishulli gjenden në mesin e liqenit Kivu dhe në të prodhohet varianti i famshëm arabik i kafes. Sot gruaja thotë se është e lumtur pasi gratë që punojnë në plantacione “mund të buzëqeshin dhe të jenë financiarisht të pavarura”.

“Ne punojmë këtu prej 9 vitesh tashmë dhe ndjej se kemi arritur disa objektiva. Këtu gratë mund të buzëqeshin dhe të jenë të pavarura”, thotë ajo duke shtuar se grate ne vend shpesh përjashtohen nga ana financiare.

“Kafeja jonë konsumohet në SHBA, Evropë dhe në Azi. Është një kafe specialiteti që vlerësohet në skenën ndërkombëtare”, shton ajo.

Prodhimi i kafes në vend është përqendruar në rrethinat e liqenit Kivu.

Vendi ka rreth 11,000 kultivues kafeje që prodhojnë dy variete kryesore që janë Robusta dhe Arabika.

FOTO GALERI
1/10
Ishulli gjenden në mesin e liqenit Kivu dhe në të prodhohet varianti i famshëm arabik i kafes.

Top Channel