Gjysmëfinalet e Conference League/ Feynord pret Marseillen, ndërsa Roma mat forcat me Leicesterin

28/04/2022 20:03

Luhet për një vend në finalen e Conference League, vetëm dy nga këto katër skuadra Marseille, Roma, Feynoord dhe Leicesteri do të gjejnë rrugën për në kryeqytetin tonë për ndeshjen e madhe të 25 majit.

Leicester bëri histori duke siguruar për herë të parë një gjysmëfinale europiane. Muajt e fundit skuadra e Rodgers ka kaluar mes përsosmërisë dhe zhgënjimit, nga suksesi europian tek tre zhgënjimet e njëpasnjëshme në Premeir League.

Rikthimet e Fofanas dhe Jonny Evans në mbrojtje ka lehtësuar stafin që po përpiqet të marrë masat për të bllokuar cdo tentativë të Abraham, që konsiderohet si rreziku kryesor.

Feyenoord dhe Marseille do të takohen për herë të tretë në një ndeshje europiane. Gjigandët holandeze po shijojnë sezonin e tyre më të suksesshëm në Europë, teksa festuan arritjen në këtë pikë që nga sezoni kur fituan Kupën UEFA në vitin 2002.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Holandë dhe  tekniku Arne Slot është i sigurt se skuadra e tij mund të përsërisë heronjtë e atij viti, por këtë herë me një ekip me elementë të rinj në dispozicion. Sulmuesi nigerian Sirel Desser është në formë shumë të mirë dhe udhëhequr listën e golashënuesve së bashku me Tammy Abraham të Romës me gjashtë gola.

Siç ishte paralajmëruar edhe nga UEFA, në gjysmëfinale dhe finalen e madhe në Tiranë, do të përdoret sistemi VAR, i cili nuk është përdorur në raundet e mëparëshme. Këto ndeshje do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

 

Top Channel