Alibeaj: Ke këllqe për të mbështetur të persekutuarit? Ia kthen Manja: Merruni njëherë me antiamerikanin tuaj pastaj me qëndrimet e mia

28/04/2022 17:52

Kryetari i përkohshëm i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka kundërshtuar ministrin Manja mbi dëmshpërblimin për të persekutuarit politik, për të cilin tha se ishte në kushtet e mizerabilitetit.

Alibeaj e pyeti minsitrin nëse mundet ai ta realizonte këtë dëmshpërblim në kushte më të plotësuara, pasi deri më tani po ndiqej sipas modelit komunist.

Nga ana tjetër Ministri Manja e replikoi duke i thënë se qëndrimet e tij janë të qarta dhe në lidhje me çështjen tashmë ka ligj dhe procedura të posaçme të cilat po ndiqen.

Manja i tha Alibeajt se i ka të qarta qëllimet e tij politike, që janë shumë ndryshe nga komunizmi dhe i bëri thirrje atij që të merret me qëndrimin që ka mbi antiamerikanin dhe të mos merret me qëndrimet e të tjerëve, duke nënkuptuar këtu Sali Berishën.

Alibeaj: Ke për të thënë ndonjë gjë për Havzi Nelën? Sa i përket dëmshpërblimit për të persekutuarit, këtu kemi qenë kur shpërblimi ishte mizerabiliteti i 1 miliardë lekëve. A ke ti këllqe dhe kurajo politike për ta mbështetur? Je i vetmi që e merr guximin për ta komentuar. Çoje deri në fund.

Manja: Qëllimet i kam bërë të qarta që në momentin që kam hyrë në politikë. Rëndësi ka qëndrimi i një të zgjedhuri. Jam shumë krenar që kjo maxhorancë ka votuar ligjin për autoritetin e dosjeve mbi sigurimin e shtetit, Në 2018 për 6 mijë shqiptarët e zhdukur, ndryshoi ligjin dhe kemi filluar punën që familjarëve ti japim ndihmë. Lidhur me qëndrimet e mia, janë të qarta. Jam distancuar me kohë nga komunizmi dhe ftoj ta bëni dhe ju. Merruni dhe mblidhuni me qëndrimin që keni me antiamerikanin që keni në grup pastaj merruni me qëndrimet e mia.

 

 

Top Channel