Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Elbasan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në unazën e qytetit.  K. S., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar A. H., 21 vjeçe, këmbësore, e cila u dërgua në Spitalin Rajonal Elbasan, për të marrë ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel