Alibeaj flet pas takimit me Donfried: Diskutuam mbi sfidat e Shqipërisë dhe luftën ndaj korrupsionit. SHBA mbështet një opozitë që sheh nga e ardhmja

29/04/2022 11:48

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, fill pas takimit me zyrtaren amerikane të DASH, ka treguar per mediat se ku u fokusua takimi.

Alibeaj tha se në takim u fol për pengesat me të cilat po përballet Shqipëria, kryesisht për luftën kundër korrupsionit. Ai tregoi mbështetjen e Donfried për Partinë Demokratikë, si një opozitë pro-amerikane që sheh nga e ardhmja.

Enkelejd Alibeaj: Pata kënaqësinë sot të prisja Ndihmës Sekretaren e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, në takim miqësor me kolegët e mi dhe të saj. Folëm për pengesat që Shqipëria po përballët. Diskutuam për çështjet e së drejtës dhe luftës së korrupsionit. I shpreha vendosmërinë dhe qartësinë tonë për t’i çuar përpara. Marrëdhënien që PD ka pasur me Amerikën që në lindjen e saj. Vura re dhe pash mbështetjen e madhe që kanë me PD, pavarësisht situatës që po kalojmë. Mora mbështetjen për një opozitë të fortë të qëndrueshme për një opozitë pro amerike që sheh nga e ardhme Këto janë çështje të rëndësishme.

Top Channel