Sulmet ajrore në Kiev gjatë vizitës së Guterres, Zelensky: Rusia po përpiqet të poshtërojë OKB-në

29/04/2022 09:37

Disa sulme ajrore ruse goditën kryeqytetin ukrainas të enjten ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres vizitoi Kievin për të takuar Presidentin Volodymyr Zelensky.

Në një fjalim natën vonë, Zelensky dënoi sulmin, duke thënë se ai “thotë shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale”.

Presidenti i Ukrainës akuzoi udhëheqjen ruse se po përpiqet të “poshtërojë OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson organizata”, duke shtuar se “kërkon një përgjigje të fortë”.

“Ne nuk mund të mendojmë se lufta ka mbaruar. Ne ende duhet të luftojmë. Ne ende duhet të dëbojmë pushtuesit,” shtoi ai.

Zelensky theksoi se ishte e rëndësishme që shefi i OKB-së të vizitonte vendet e varrezave masive në Borodyanka dhe rajonin e Kievit, për të parë “me sytë e tij se çfarë kishin bërë pushtuesit rusë atje”.

Top Channel