Përse Biden financon 33 mld dollarë në Ukrainë teksa SHBA-ja po vuan krizën e rritjes së çmimeve?

28/04/2022 18:51

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka kërkuar ditën e sotme Kongresit që të autorizojë një shumë prej 33 miliardë dollarësh në ndihmë të Ukrainës. Kjo është një kosto dyfish më e lartë se sa ka shpenzuar SHBA-ja deri më tani për sigurimin e pajisjeve ushtarake dhe ndihmës humanitare.

Me anë të kësaj lëvizjeje, Joe Biden pretendon të tregojë se nuk është i trembur nga goditjet e Rusisë në Ukrainë apo nga përdorimi i armëve bërthamore, por përkundrazi, çdo sulm që do të bëhet në vend do të marrë një kundërsulm nga Ukraina.

Propozimi përfshin 20 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, 8.5 miliardë dollarë mbështetje ekonomike dhe 3 miliardë dollarë për ndihmë humanitare, si dhe para për të ndihmuar me mungesat globale të ushqimit të shkaktuara nga lufta.

Biden i është detyruar një shpjegim amerikanëve, të cilët tashmë po vuajnë gjithashtu një krizë nga rritja e kostove të jetesës.

“Kostoja e kësaj lufte nuk është e lirë, por kthimi ndaj agresionit do të jetë më i kushtueshëm.”- tha Biden.

Top Channel