Plarent Ndreca në ‘Top Story’: SHBA-në e kemi ftuar ne për të ndërhyrë në reformën e drejtësisë, ne kishim vetëm pseudoreforma

28/04/2022 21:39

Peticionin kundër Yuri Kim Kastriot Çipi e ka mbështetur në faktin që përqindja e besueshmërisë ndaj qeverisë amerikane ka rënë kohët e fundit.

Këtë fakt e ka kundërshtuar avokati Plarent Ndreca, i cili argumentoi se qeverisja e Amerikës nuk kishte lidhje me atë çfarë ndodh me ambasadorët amerikanë në Shqipëri.

Ai tha se amerikanët dhe evropianët janë ftuar nga qeveria shqiptare për ndërhyrjen në reformën në drejtësi dhe në këtë mënyrë kanë investuar dhe kanë krijuar reformën, për të cilat më parë nuk ishte rënë dakord mes palëve shqiptare pasi nuk kishin besim tek njëri tjetri.

Çipi: 32 vite para nuk kishim fare të drejtën e zgjedhjes. Në 2008, 72% e shqiptarëve kanë qenë pro qeverisjen amerikane ndërsa tani janë 54%. Edhe në Kosovë ka rënie të përkrahjes së qeverisjes amerikane. Na ka bërë Amerika ndere të mëdha, reformën në drejtësi që e ka bërë George Soros. Unë e paguaj me lëkuren time, unë kam një gjyq që duhej të zgjaste dy muaj por ka 8 vite që nuk ka akoma një vendim.

Ndreca: E para të thuash për qeverisjen amerikane se ka lidhje me Shqipërinë është diçka krejt ndryshe. Po të më pyesësh për qeverisjen në Amerikë do them se nuk më pëlqen, por të më pyesësh për ndikimin e SHBA-së në Shqipëri është diçka shumë ndryshe. SHBA nuk ka ndërhyrë në Shqipëri sipas konventës. Reformën në drejtësi e kemi bërë me të huajt se ne i kemi ftuar. Ata kanë investuar, në vetë i kemi ftuar se vetë nuk ramë dakord për reformat. Meqë ne nuk i besonim njëri tjetrit, thirrëm të tretët. Nuk ka ndodhur në një ditë, ka ndodhur në dy vite. Është diskutuar e stërdiskutuar dhe ka mbërritur në një dokumet. Të thuash sot në 2022 se ambasadorja nuk përfaqëson drejtpërdrejt presidentin e SHBA, nuk di ç’të them.

Top Channel