Bisedimet mes Zelensky dhe Guterres, fokus shkelja e të drejtave të njeriut dhe evakuimi i qytetarëve nga Mariupol

28/04/2022 19:55

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky është shprehur pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, se shkelja e të drejtave të njeriut ishte gjëja kryesore që kanë diskutuar.

Një ndër temat e diskutimit mes tyre ishte edhe shpëtimi i njerëzve që ndodhen në fabrikën e çelikut në Mariupol.

“Unë besoj dhe besoj ashtu si shumë të afërm të atyre njerëzve që janë të bllokuar në Azovstal, se sekretari i përgjithshëm dhe ne do të mund të kemi një rezultat të suksesshëm.”– tha Zelenksy.

Zelensky gjithashtu bën thirrje për më shumë ndihmë humanitare nga OKB-ja për Ukrainën.

Top Channel