E martë, 08 Nëntor 2022
19:18
Takimi i Ildës me Petron/ Irisi nuk përmbahet dot, qan në studio: Ndodhën gjithë këto…

Irisi nuk arriti t’i mbajë lotët pas transmetimi të pjesës së parë të takimit të Petros me Ildën.

19:16
Zgjedhjet në SHBA/ Trump tregon se për kë hodhi votën

Ish-presidenti Donald Trump konfirmoi këtë të martë se votoi për guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, duke parashikuar se do të jetë një “natë e shkëlqyer” për republikanët. 

19:14
Britney Spears me dëmtime të pashërueshme nervore: Duart e mia janë të mpira plotësisht

Britney Spears u zbuloi 41.7 milionë fansave dhe ndjekësve të saj se ajo ka dëmtime nervore në anën e djathtë të trupit.

18:58
Foto lajm/ Britma e emigrantit brenda kampit Manston në Angli

Një djalë i ri që besohet të jetë emigrant shqiptar është fotografuar duke ulëritur brenda kampit Manston në Angli ku mbahen emigrantët që mbërrijnë me gomone.

18:57
Pas shumë polemikave/ Italia lejon anijen e emigrantëve të ankorohet në breg, disa të tjera ende në det të hapur

Një nga katër barkat e shpëtimit me emigrantë, që Italia kishte bllokuar nga ankorimi, janë lejuar të zbresin pas një jave në det.

18:42
Dani Alves tregon diferencat e yjeve: Messi i fiksuar me golin, Neymar i pëlqen të “lodrojë”!

Messi e Neymar në këndvështrimin e dikujt që i njeh mirë. Dani Alvesh një ndër lojtarët me më shumë trofe në historinë e këtij sporti, ka pasur shansin që të luajë përkrah të dy yjeve për shumë kohë. Me argjentinasin periudha te Barcelona ishte fituese dhe plot kënaqësi, me Neymar ka luajtur në kombëtare edhe kur nuk ishin më në të njëjtin klub.

18:40
Burri në ‘intimitet’ me partneren në tualetin e barit sulmon egërsisht pastruesin që ‘i ndërpreu’ (fotot)

Një klient ‘në epsh’ në një diskotekë në Australi ka rrahur rëndë një pastrues që i kërkoi të dilnin nga tualeti i personave me paaftësi, ku çifti ishte futur.

18:38
“Nëse s’nënshkruan, të djegin makinën”, rrëfimet e punonjësve të dorëhequr nga institucionet e Kosovës

Një punonjëse e Gjykatës Themelore në Mitrovicë thotë se është detyruar të japë dorëheqje pas 20 vitesh shërbimi, pasi më 5 nëntor, në një takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakic, është vendosur që pjesëtarët e komunitetit serb të dorëhiqen në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës në veri të vendit.

18:35
Veliaj në përmbyllje të turit në Kamzë: Është simotra e Tiranës, bashkë jemi më të fortë dhe përballojmë çdo krizë

Në përmbyllje të turit në Bashkinë e Kamzës, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilësoi Kamzën si simotrën e Tiranës, me gjithë punët e mira që janë bërë dhe po bëhen aty.

18:35
Raporti: Demokracia e BE-së nën sulmin e programeve të spiunazhit

Demokracia e BE-së është nën sulm nga metodat  në rritje të programeve të spiunazhit që shkelin të drejtat e privatësisë, sulmojnë shtypin e lirë dhe mbrojnë qeveritë nga hetimet, thuhet në një raport të ri nga një komitet i Parlamentit Evropian.

18:32
Ukraina: Nuk ka presion për negociata me Rusinë

Ukraina tha të martën se nuk është nën presion nga shtetet perëndimore për të negociuar me Rusinë, teksa insistoi që negociatat e tilla mund të zhvillohen vetëm nëse Rusia heq dorë nga të gjitha pjesët e pushtuara.

18:26
Vitaminat që duhet të merrni patjetër në stinën e vjeshtës

Ndryshimi i stinëve nxjerr në pah nevojën e madhe për ta vënë organizmin në shina dhe për të forcuar sistemet tona të mbrojtjes.

18:24
Ndryshimet në Twitter nxisin shqetësime për keqinformim mbi zgjedhjet amerikane

Blerja e rrjetit social “Twitter” nga miliarderi, Elon Musk, ndodhi në prag të zgjedhjeve për në Kongres, ndërsa vëzhguesit po paralajmërojnë se keqinformimi në internet lidhur me besueshmërinë e procesit zgjedhor mund të ketë ndikim në botën reale.

18:19
Pavarësisht mbrojtjeve ruse, forcat ukrainase përparojnë në Luhansk

Zyrtari i lartë ukrainas për rajonin lindor të Luhanskut bëri me dije se trupat e tyre vazhdojnë të përparojnë në territoret e Ukrainës, pavarësisht kundërpërgjigjes nga pala ruse.

18:14
Lavrov thotë se ‘dhjetra shtete’ duan të bashkohen në aleancën BRICS (fotot)

“Interesti për këtë shoqatë globale është i lartë dhe vazhdon të rritet”, tha sot ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov duke theksuar se shtete si Algjeria, Argjentina e Irani duan të bashkohen në bllok.

18:14
Tetori i vitit 2022, më i ngrohti! Temperatura rekord në shumë vende

Evropa përjetoi tetorin e saj më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me temperatura gati 2 gradë mbi mesataren e vërejtur gjatë periudhës 1991-2020 njoftoi të martën organi i BE-së për Ndryshimet Klimatike Copernicus.

18:01
Modelja e njohur franceze Marine El Himer shihet e veshur me hixhab

Një modele e njohur franceze ka zbuluar konvertimin e saj në Islam, duke shënuar përqafimin e besimit të saj të ri si “ditën më të lumtur” të jetës së saj.

17:53
​Zbuloni tendencat e grimit vjeshtë-dimër 2022/2023

Rimel me ngjyra dhe buzë të errëta, këto janë të rejat e grimit për periudhën vjeshtë dimër 2022-2023.

17:42
Modelja e TikTok thotë se është ‘tepër e bukur për të punuar’: Nuk zgjohem në 6 të mëngjesit derisa të bëhem 60 vjeç (fotot)

Një modele e re në rrjetin TikToker ka përcarë opinionin teksa ka deklaruar se është gati të heqë dorë nga rigoroziteti i punës së përditshme, duke argumentuar se është “tepër e bukur” për të punuar.

17:36
“Të tjerët vetëm qahen”, Mourinho: Nëse unë luaja si Lazio, do të më vrisnin

Jose Mourinho dhe Roma e tij duhet të hedhin pas krahëve disfatën e fundit në kampionat atë në derbi ndaj Lazios teksa ndeshja e radhës luhet në transfertë ndaj Sassuolos.

17:35
Fasha 800 kWh nuk do aplikohet as për muajin nëntor

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për moszbatimin e fashës 800 kw/h as për muajin nëntor.

17:30
Shqipëria dhe Italia kërkojnë rritje të bashkëpunimit kundër krimit

Krimi shqiptar ka zgjeruar aktivitetin e tij në disa shtete ku më herët nuk ka qenë prezent e gjithashtu grupet kriminale shqiptare janë bërë më të egra.

17:25
​Kriza e energjisë do t’i kushtojë ekonomisë gjermane 64 miliardë euro

Ndërsa çmimet më të larta të gazit dhe naftës vazhdojnë të shterojnë miliarda euro, humbjet reale të të ardhurave të ekonomisë gjermane në vitin 2022 do të arrijnë në rreth 64 miliardë euro, sipas Institutit Ifo për Kërkime Ekonomike me qendër në Munih.

17:19
Presidenti polak: Agresioni rus në Ukrainë rrezikon tranzicionin klimatik

Pushtimi rus i Ukrainës po e vë në rrezik klimën, tha presidenti i Polonisë Andrzej Duda në një fjalim në COP27, samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën këtë të martë.  

17:14
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 13 qytetarë të infektuar dhe 38 të shëruar në 24 orët e fundit

Covid 19 ka infektuar 13 qytetarë në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit. 

17:13
Punonjësi i fabrikës që fitoi llotarinë €10 milionë, kërkon ‘një bashkëshorte’ për të ndarë pasurinë (fotot)

Punonjësi i fabrikës Kursat Yildirim ka lënë tashëm drejtimin e vinçit për të marrë drejtimin e një Ferrari €400,000 pas fitores masive të 10 milionë eurove në Dortmund të Gjermanisë.

17:08
​Princesha norvegjeze largohet nga detyrat mbretërore

Princesha e Norvegjisë, Martha Louise dha dorëheqjen nga detyrat e saj zyrtare të martën, sipas një deklarate nga familja mbretërore.

17:07
Diplomatja amerikane vizitë në Ukrainë: Mbështetja e SHBA-së nuk do të zbehet

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara mesazh shumë të rëndësishëm në Ukrainë, në ditën e zgjedhjeve të vendit të saj, e cila i përket mbështetjes që ata do vazhdojnë të kenë.

17:02
Zgjedhjet në SHBA pas një fushate të ashpër politike

Një sezon i trazuar zgjedhjesh në Amerikë, që u shoqërua sërish nga ndasitë e mëdha politike dhe që ngriti pikëpyetje lidhur me angazhimin ndaj një të ardhmeje demokratike përfundon të martën, ndërsa amerikanët votojnë në zgjedhjet e para kombëtare të presidencës së demokratit Joe Biden.

17:01
Në frigorifer apo jo? Cila është mënyra e saktë e ruajtjes së arrorëve

Arrorët ofrojnë një sasi të bollshme të lëndëve ushqyese, që fillojnë nga proteinat e deri tek fibrat miqësore për sistemin tretës.

16:54
Miliona britanikë do të marrin 324£ nga sot si ndihmë për përballimin e kostove të jetesës

Miliona britanikë me të ardhura të ulëta do të fillojnë të marrin 324 £ në llogaritë e tyre bankare sot për t’i ndihmuar ata të përballojnë krizën e kostos së jetesës.

16:52
​Zyra e Presidentes pranon kërkesën e Konjufcës për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

Zyra e Presidentes ka pranuar kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe.

16:50
Shmangën mbi 570 milionë lekë detyrime tatimore/ Lihen në burg shtatë persona, krijuan skemë mashtrimi me pesë kompani

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shtatë persona, pasi shmangën pagesën e TVSH-së përmes një skeme mashtrimi me pesë kompani.

16:48
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara: Do ushtrojmë trysni ndaj Rusisë derisa të largohet nga Ukraina

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield thotë se trysnia ndaj Rusisë do të vijojë derisa ajo të largohet nga Ukraina. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë vizitës së saj në Tiranë, ambasadorja Thomas-Greenfield e cilëson Shqipërinë si një partnere të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

16:43
“Dribloj për t’u argëtuar”, Neymar: Kombëtarja e bashkuar para Botërorit

Një sezon deri tani për rekorde me gola dhe asiste që e çojnë drejt Botërorit në formë.

16:43
Burri më i gjatë në botë fluturon drejt Florida pasi ‘nuk gjeti dot të dashur në Moskë’ (fotot)

Burri më i gjatë në botë në jetë, 39 vjeçari Sultan Kosen, i cili është 2.5 meta i gjatë, kishte shkuar fillimisht nga vendi i tij Turqia drejt Rusisë në kërkim të një gruaje me të cilën të lindë një djalë e një vajzë.

16:38
Si të përdorni rigonin për shëndetin e flokëve dhe thonjve

Rigoni është një erëzë shumë e përdorur në kuzhinë dhe shumë e njohur në vendin tonë. Kjo bimë që mban emrin “Lumturia e Malit” rritet në Shqipëri gjatë gjithë vitin.

16:34
Fillon votimi për zgjedhjet në SHBA

Vendvotimet në Arizona, Kolorado, Montana, Nebraska, Nju Meksiko, Utah dhe Uajoming tashmë janë hapur për votuesit që marrin pjesë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ku do të vendoset për kontrollin e Kongresit amerikan nga janari.

16:17
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Niko Rapi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Tiranës Niko Rapi pas vlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

16:10
Infeksionet e reja që mund të kërcënojnë Shëndetin Publik – OBSH Jep Paralajmërimin

Për herë të parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një listë me 19 lloje kërpudhash, që mund të përbëjnë një kërcënim të madh për shëndetin publik.

16:08
Lanë shtatë fëmijët e tyre të jetonin me 35 qen në kushte çnjerëzore, çifti dënohet me shtatë vite burg

Një çift prindërish anglezë të shtatë fëmijëve, janë dënuar me gjashtë vite burg secili, pasi lanë fëmijët e tyre të jetonin në kushte të “neveritshme” në një shtëpi të mbushur me 35 qen.

16:08
Pas vdekjes së Aaron Carter reagon Lindsay Lohan, vajza që dikur i “theu zemrën”

Së fundmi, aktorja e famshme amerikane, Lindsay Lohan, ka reaguar për vdekjen tragjike të ish-partnerit të saj, Aaron Carter.

16:05
Vdes bankieri britanik 91 vjeçar Evelyn de Rothschild, këshilltar i dekoruar i mbretëreshës angleze (fotot)

Financieri britanik Sir Evelyn de Rothschild ka vdekur në moshën 91 vjeçare, njoftonte sot familja e tij.

15:51
Katar 2022/ Reja me plan B për miqësoren në Marbeja. Kush janë lojtarët që do kalojnë ‘testin’

Përfaqësuesja shqiptare ka mbërritur pasditen e së martës në Marbeja ku mbrëmjen e së mërkurës do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore këtë herë me organizatorët dhe skuadrën që do të çelë kampionatin botëror të Katarit.

15:49
Ndryshimet në Twitter nxisin shqetësime për keqinformim mbi zgjedhjet amerikane

Blerja e rrjetit social “Twitter” nga miliarderi, Elon Musk, ndodhi në prag të zgjedhjeve për në Kongres, ndërsa vëzhguesit po paralajmërojnë se keqinformimi në internet lidhur me besueshmërinë e procesit zgjedhor mund të ketë ndikim në botën reale.

15:45
Video/ Peshkaqeni ‘monstër’ kërcen mbi barkën e turistëve ku vetëm një xham e ndante nga turma e tmerruar (fotot)

Në pamje shihen momentet e tmerrit kur një peshkaqen masiv ‘mako’ kërceu mbi një barkë turistësh thuajse duke goditur kapitenin dhe pesë klientët që po shëtiste.

15:31
Në Kamzë, ushqime me listë! Në çdo dyqan ushqimor ka një “libër varfërie”

Lista me borxhe nëpër dyqanet e vogla të qyteteve dhe fshatrave. Në fakt, fletët e mbushura me emra njerëzish janë faqet e librit të varfërisë që shkruhet përditë.

15:29
Foto/ Chanel “ngre” temperaturat, shtëpia franceze e modës prezanton koleksionin e ri në plazh

Chanel mbërriti në Miami fundjavën e kaluar për të prezantuar koleksionin e tij Cruise 2023, i cili debutoi majin e kaluar në Monako.

15:28
Protesta në Shkodër/ Pedagogët akuza ndaj rektores: Po pengon doktoraturat

Pedagoget e fakultetit të ekonomikut në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër kanë protestuar jo për rrogat, por ndaj rektores.

15:26
Veliaj: Kamza sot është një histori suksesi! Kush thotë se “nuk jam si ata të ardhurit”, fyen këdo që e ka kthyer këtë hapësirë në një nga zonat më dinamike

Gjatë turit të ditës së sotme në Bashkinë e Kamzës, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Kamza sot është një histori suksesi e të gjithë atyre që kanë ardhur nga një qytet tjetër i vendit dhe kanë ndërtuar një jetë të denjë në këtë komunitet.

15:09
Rama: Emigracioni, trend europian! Do shtohen rikthimet, në Europë është gjithmonë e më e vështirë

Parku i  ri i Liqenit të Paskuqanit në afërsi të Tiranës vjen si një vlerë e shtuar për banorët e zonës. Por a do të këtë mjaftueshëm të rinj në vitet e ardhshme për ta frekuentuar?

15:02
Inflacioni u rrit në 8.3 për qind/ Ekonomia po merr goditje të reja! Çmimet e ushqimeve në nivele rekord

Nuk ka të ndalur rritja e çmimeve! Shtrenjtimi i fortë i ushqimeve dhe karburanteve veçanërisht ka bërë që edhe tetorin inflacioni të kërcejë në 8.3% sipas Institutit të Statistikave, norma më e lartë e regjistruar që prej vitit 1998, duke reflektuar goditjen e fortë të krizës së çmimeve në vend. 

14:58
“Bombë” në selinë e SPAK/ Kontrolle për eksploziv në gjithë ndërtesën, në kërkim edhe telefonuesi

Pikërisht kur prokurorët e SPAK-ut gjendeshin në një ceremoni antimafia, një person i panjohur telefonoi në polici duke dhënë alarmin për bombë.

14:55
Surpriza në listën e Flick, në Botëror edhe 17-vjeçari i Dortmund

Kur ka mbetur më pak se dy javë nga starti i Kupës së Botës në Katar, surprizat në listat e lojtarëve nuk mungojnë.

14:51
Eklipsi total i hënës i jep asaj një shkëlqim të kuq

Hëna si e larë në të kuqe u pa këtë të martë gjatë një eklipsi total hënor të dukshëm nga Amerika e Veriut në Paqësor, por jo në Evropë.

14:46
Pas Elbasanit, Policia dhe SPAK kontrolle në një call-center në Vlorë, mbi 15 të shoqëruar

Policia e Vlorës me urdhër të SPAK ka kryer kontrolle në një call-center në lagjen “Pavarësia”, pasi biznesi dyshohet për mashtrim.

14:37
“Nëse nuk firmos, të djegin makinën”/ Rrëfimet e punëtorëve të dorëhequr nga institucionet e Kosovës

Një punonjëse e Gjykatës Themelore në Mitrovicë thotë se është detyruar të japë dorëheqje pas 20 vitesh shërbimi, pasi më 5 nëntor, në një takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, është vendosur që pjesëtarët e komunitetit serb të dorëhiqen në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës në veri të vendit.

14:21
Kapet 50-vjeçari që shiste kanabis dhe dhunonte bashkëshorten në Krujë

Një 50-vjeçar është arrestuar këtë të martë për shitje të lëndëve narkotike dhe dhunë psikologjike ndaj gruas.

14:19
”Hakmarrja” e Kishës ortodokse ukrainase: Do lejojmë Krishtlindjet më 25 dhjetor!

Një degë e Kishës ortodokse të Ukrainës me qendër në Kiev pohoi se do t’i lejojë dioqezat e saj t’i festojnë Krishtlindjet në 25 dhjetor, në vend të 7 janarit, siç është tradicionale në kongregacionet ortodokse.

14:14
Kina “sulmon” Kanadanë, kryeministri Trudeau: Ndërhyrje agresive në zgjedhje!

Ndërhyrjet ruse në zgjedhje shqetësojnë SHBA-në, ndërsa Kanadaja problemin më të madh e ka me Kinën. Kjo u pohua nga vetë kryeministri Justin Trudeau i cili e akuzoi hapur Pekinin se tentoi të ndërhynte në zgjedhjet vendit, të mbajtura në 2019-tën.

14:05
15 mijë vdekje nga i nxehti, OBSH: Europa po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës!

Pasojë e ndryshimeve klimatike i konsiderojnë ekspertët shifrat e fundit tronditëse të ofruara nga OBSH, të cilat tregojnë se 15,000 vdekje të lidhura me të nxehtin u regjistruan këtë vit në Europë, e kjo shifër pritet të rritet ndjeshëm.

13:36
Blatter: Është faji im, Kupa e Botës nuk duhej zhvilluar në Katar

Botërori do të nisë pas 12 ditësh por kritikat për zhvillimin e kompeticionit në Katar nuk janë shuar.

13:36
SHBA, nisin zgjedhjet për Kongresin: Sondazhet favorizojnë republikanët!

Miliona amerikane votojnë sot në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, të cilat do të përcaktojnë fuqinë në Kongres dhe tonin e debatit politik në Washington përgjatë pjesës së dytë të mandatit katërvjeçar të Presidentit Joe Biden.

13:35
Kina do të përgatitet për luftë, Presidenti Xi Jinping: Siguria e vendit është e paqëndrueshme dhe e pasigurtë

Presidenti Xi ka deklaruar se Kina do të fokusohet në përgatitjen për luftë pasi sipas tij siguria e vendit është e paqëndrueshme dhe e pasigurtë.

13:30
Begaj dënon deklaratat e ministres angleze për emigrantët: Të hapet mikrokonsullatë angleze në Kukës që qytetarët të ikin me viza pune në Britani

Presidenti i Republikës Bajram, nga Kukësi komentoi deklaratat e ministres britanike Suella Braverman, që i quajti shqiptarët që emigrojnë drejt Anglisë si kriminelë.

13:28
Ndarja e shumëpërfolur nga Shakira, edhe prindërit e Gerard Pique-s kanë diçka për të thënë!

Futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique dhe ylli i muzikës pop Shakira janë bërë kryefjala e të gjitha mediave botërore.

13:21
NATO e shqetësuar për situatën në Kosovë, Stoltenberg: Forcat tona të mbeten vigjilente!

Tensionet në veri të Kosovës kanë tërhequr vëmendjen e sekretarit të përgjithshme të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka diskutuar për situatën si me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ashtu dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

13:18
Aksident në Gjirokastër/ 28-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagoset bashkë me pasagjeren

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, me pasojë lëndimin e dy personave.

13:15
Greqia do të nisë kërkimet sizmike për gaz natyror në jugperëndim të Kretës dhe Peloponezit

Greqia do të fillojë përfundimisht kërkimet për gaz natyror në zonën detare në jugperëndim të Kretës.

13:10
Kurti: Vuçiç refuzoi planin franko-gjerman, i qëllimshëm destabilizimi i veriut!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pohoi se Aleksandër Vuçiç e ka refuzuar planin e shumëdiskutuar franko-gjerman, dhe tani po përdor pjesëtarët e strukturave ilegale në veri për të destabilizuar gjendjen atje.

12:59
Luftë emigrantëve të paligjshëm/ Franca e Anglia pritet të nëshkruajnë marrëveshjen historike

Zyrtarët britanikë do të vendosen në Francë për të luftuar krizën e emigrantëve pasi kryeministri i Anglisë, Rishi Sunak të sigurojë një marrëveshje historike me Emanuel Macron, presidentin francez.

12:55
Lihet në burg Gjergj Laçi, prej gjashtë vitesh mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët

Arrest me burg ka vendosur gjykata këtë të hënë për 52-vjeçarin Gjergj Laçi, i cili prej gjashtë vitesh mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët.

12:51
Veliaj e Rama në Parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit: Tirana dhe Kamza rriten si dy anë simetrike buzë lumit, dikur plot me plehra, por sot me 7 ura

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Bora Muzhaqi, ishin sot në Parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit, u shpreh se Tirana dhe Kamza nuk ndahen më sot nga një lumë i mbushur me plehra, si dikur, falë zhvillimit dhe investimeve nga bashkia dhe qeveria.

12:39
Zhdukja e biznesmenit në “Inside Story”, sonte dosja e Eduard Belegut

Inside Story risjell në fokus një prej ngjarjeve më të mistershme në 3 dekadat e fundit, që lidhet me zhdukjen e biznesmenit të fuqishëm të kromit Eduard Belegu.

12:33
“Nga ulja e gjobës, te heqja e patrullave të policisë”/ Grupi i PD dorëzon në Kuvend ndryshimet për Kodin Rrugor

Grupi i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend një projektligj me disa ndryshime të propozuara për Kodin Rrugor.

12:17
Mashtrime me Call Center! SPAK arrestime ne Elbasan, në aksion edhe policët spanjollë

Një Call Center në Elbasan, i dyshuar për mashtrime të shtetasve të huaj në shuma të mëdha, është vënë sot nën kontrollin e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me policinë spanjolle. 

12:16
Braktiset edhe Zvërneci! Turizmi nuk mjafton për të mbajtur të rinjtë në fshat

Fshati Zvërnec është një nga shumë fshatra të qytetit të Vlorës që po braktiset dita ditës nga banorët dhe kryesisht  nga të rinjtë.

12:12
Real Madrid pëson humbjen e parë të sezonit në ligë kundër Rayo Vallecano, Barcelona kryeson La Ligën

Real Madrid humbi mundësinë për t’u rikthyer në krye të La Ligës pasi një penallti i dha Rayo Vallecanos një fitore befasuese 3-2.

12:10
Protestë për ndërrimin e shkollës që u dëmtua nga tërmeti në Golem të Lushnjës

Prindër të fëmijëve në Golem të Lushnjës kanë protestuar këtë të martë para shkollës së 9-vjeçare Irakli Bozo kundër vendimit të mare nga zyra arsimore dhe bashkia e Lushnjës për transferimin e nxënësve në qytet.

12:07
Zbulohet një tunel 43 metra nën një tempull të lashtë në Egjipt, mendohet të jetë varri i Kleopatrës

Një tunel i gdhendur nëpër shtresa shkëmbi është zbuluar nën tempullin e lashtë të Egjiptit Taposiris Magna, ose ‘varri i madh i Osiris’, i cili mendohet se mund të jetë varri i humbur prej kohësh i faraones së fundit të Egjiptit, Kleopatrës.

12:02
Gjermania e prirur për të diskutuar paktin e gazit natyror me Mbretërinë e Bashkuar mes rrezikut për t’u mos furnizuar

Gjermania është e prirur të bisedojë me Britaninë për një pakt solidariteti që do t’i lejonte konsumatorët më të mëdhenj evropianë të gazit natyror të shpëtonin njëri-tjetrin nëse një ftohje ekstreme do të krijonte mungesa energjie këtë dimër, kanë thënë zyrtarët gjermanë.

11:57
Lufta në Ukrainë/ SHBA konfirmon ‘komunikim’ me Kremlinin

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, ka konfirmuar se kanalet e komunikimit midis Uashingtonit dhe Moskës mbeten të hapura.

11:56
E plotë/ Nga sulmet personale te mesazhet politike, Grida Duma dorëzon mandatin: Largohem nga politika e llumit, u godita padrejtësisht!

E emocionuar, me zërin që i dridhej, por edhe e revoltuar, Grida Duma njoftoi sot largimin nga politika, duke dorëzuar mandatin e deputetes.

11:55
Ish-ylli i One Direction, Zayn Malik i shkruan kryeministrit për të siguruar ushqim falas fëmijëve në shkollë  

Zayn Malik i ka bërë thirrje kryeministrit të Anglisë, Rishi Sunak që të gjithë fëmijët që jetojnë në varfëri t’u japë një vakt shkollor falas, ndërsa kriza e kostos së jetesës vazhdon.

11:49
Telefonatë e rremë për bombë në Gjykatën e Apelit/ Godina kontrollohet çdo ditë para se prokurorët e gjykatësit të nisin punën

Një telefonatë anonime te salla operative DVP Tiranë ka njoftuar se te Gjykata e Apelit është vendosur një bombë.

11:47
Protesta e pedagogëve: Nëse nuk plotësohen kërkesat, nuk do të hyjmë në provimet e sezonit në shkurt!

Në protestën e katërt kombëtare që zhvilluan  këtë të martë, pedagogët thanë se nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre, por kanë ndryshuar mënyrën e të protestuarit.

11:09
Kurti pas takimin me opozitën dhe largimit të Haradinajt: Marrëdhëniet me SHBA nuk janë cënuar!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një deklaratë për mediat pas takimit që zhvilloi me liderët e opozitës për situatën në veri.

11:00
Fotot/ Lot në kryesinë e Kuvendit! Si e pritën kolegët dorëheqjen e Grida Dumës

Vendimi i Grida Dumës për të lënë mandatin e deputetes këtë të hënë është pritur me emocione në radhët e demokratëve.

10:53
Aksidentohet në gjendje të rëndë punëtori i një guroreje në Kolonjë

Është aksidentuar në gjendje të rëndë punëtori i një guroreje në Kolonjë.

10:36
Grabitet marketi në Voskop, pronari: Kanë qenë katër persona të maskuar dhe të armatosur, shqyen derën me armë

Një market në fshatin Voskopojë të Korçës është grabitur këtë të martë, në orët e para të mëngjesit.

10:33
Grida Duma lë mandatin dhe PD/ E zhgënjyer me politikën: U përpoqa të afroj PD me SHBA

Grida Duma, vendosi të mbyllë kapitullin e karrierës politike në Partinë Demokratike për të hapur një faqe të re në jetën e saj.

10:24
Kreu i SPAK: Grupet kriminale janë bërë më të egra. Droga shkon deri në Dubai

“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai”. Kështu u shpreh sot kreu i SPAK, Arben Kraja në konferencën me temë “Krimi organizuar ndrëkombëtar, sistemi i luftës kundër mafias dhe bashkëpunimi gjyqësor”.

10:22
Përfundon takimi i Kurtit me liderët e opozitës, Abdixhiku: Qeveria pa plan konkret për të dalë nga situata, nevojitet koordinim me SHBA

Ka përfunduar takimi që zgjati rreth dy orë mes kryeministrit Albin Kurtit dhe lidereve të opozitës pë çështjen e situatës në veri të Kosovës.

10:15
“The Sun” tregon historinë e çiftit nga Shkodra: Kemi ndërtuar shtëpinë e ëndrrave me paratë që na ka sjellë djali nga Londra, por tani…

Britanikja “The Sun” ka intervistuar një çift që jeton në një fshat të Shkodrës, i cili ka ndërtuar shtëpi me paratë e sjella nga djali në emigracion.

10:11
Zgjedhjet e 14 majit/ Agron Duka: Nuk do të garoj në primare për bashkinë e Durrësit. Ja kandidati që PAA do mbështesë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka refuzon kandidimin në primare për Bashkinë e Durrësit, ndërsa thekson se do të mbështesë më 14 maj, kandidaturën e Igli Carës.

09:57
Merr flakë në lëvizje kamioni pranë “Pallatit me Shigjeta”, krijohen radhë të gjata trafiku (Pamjet)

Një mjet tip kamion është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta” në Tiranë.

09:56
Shfaqte jetë luksoze në Instagram, arresohet nigeriani për mashtrim ndërkombëtar dhe tentativë vjedhje

Mashtruesi famëkeq Nigerian, Hushpuppi është burgosur për më shumë se 11 vjet në SHBA për rolin e tij në një sindikatë ndërkombëtare mashtrimi.

09:52
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka akuzuar Kinën për ndërhyrje ‘agresive’ në zgjedhjet e vendit

Trudeau akuzoi Pekinin se po luante lojëra agresive me demokracitë dhe se po synonte institucionet kanadeze.

09:43
Fotot +18/ Elton Ilirjani “djeg” Instagramin

Kaçurela, taka të larta, lëkurë dhe të pasme provokuese… janë “përbërësit” e përdorur nga Elton Ilirjani për recetën e tij paralajmëruese për Art Basel Miami 2022.

09:42
Kur do të dihen fituesit për zgjedhjet e Kongresit amerikan?

Për këdo që ndjek zgjedhjet e mesmandatit të së martës në SHBA: Bëhuni gati për një natë të gjatë dhe ndoshta ditë pritjeje para se të bëhet e qartë se kush do ta kontrollojë Kongresin: republikanët apo demokratët.