“E diell”/ Historia misterioze e Mark Doda Kapidanit, rrëfimi i rrallë i nipit të tij, muzikanti Markelian Kapidani Një prej talenteve më të veçantë të shkollës artistike “Jakov Xoxa” Lidia Cane dha koncert për artdashësit fierakë.
Lidia ka filluar të studiojë në instrumentin e pianos në moshen 5 vjeçare. Që në fillimet e saj, ajo ka spikatur me talentin dhe dashurinë për instrumentin e pianos. Gjatë viteve të para të këtij rrugëtimi, Lidia ka patur kujdesin e mesueses Shazie Sherri.
Ajo ka marrë pjesë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare si “Epta Albania” në Tiranë apo “Pianisti i Ri” në Prishtinë. Në të gjitha pjesmarrjet, puna dhe mundi i saj janë vlerësuar me çmime të para. Kjo është vetëm një pjesë e zhvillimit artistik të maturantes Lidia Cane.
Në mbrëmjen e diplomimit të saj, maturantja interpretoi pjesë nga kolosët e muzikës botërore, koncert që pasua nga një ekspozitë pikture nga muzikantja.
Top Channel