“Kemi marrëdhënie të shkëlqyera”, Sunak takim me Biden: Po bashkëpunojmë për shumë gjëra

12/04/2023 18:59

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden u takua me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Rish Sunak gjatë vizitës së në Irlandën e Veriut, ku diskutuan për çështjet e rëndësishme që lidhin dy vendet.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, lideri britanik doli në një deklaratë ku tregoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, njëkohësisht po bashkëpunojnë për fusha të ndryshme.

” Ne jemi partnerë dhe aleatë shumë të ngushtë, bashkëpunojmë dhe flasim për një sërë gjërash, qoftë kjo mbështetja për Ukrainën ose siguria ekonomike. Unë mendoj se në fakt marrëdhënia është në formë të shkëlqyer, presidenti dhe unë kemi shumë për të cilat po punojmë së bashku. Unë mendoj se qeveria mori një rekord duke treguar se mund të shkojë rreth tryezës dhe të gjejë kompromis të arsyeshëm dhe një rrugëdalje nga këto situata të vështira, siç kemi bërë tashmë me disa sindikata të tjera shëndetësore që përfaqësojnë mbi një milion punonjës. Kjo është ajo që ne kemi bërë tashmë, dhe këtë e kemi bërë edhe në sektorë të tjerë”, tha Rishi Sunak- Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri vuri në dukje se tashmë kanë planifikuar dy takime në muajt e ardhshëm,kryesisht në maj dhe qershor.

Në lidhje me këtë diskutim Biden nuk ka dalë në një deklaratë, ndërsa po vijon vizitën me liderët e partive në Irlandën e Veriut, për të gjetur një zgjidhje në lidhje me marrëveshjen.

Vizita e Biden vjen në mes të pezullimeve të vazhdueshme në Asamblenë e Irlandës së Veriut, pas refuzimeve për bashkim në marrëveshjen e ndarjes së pushtetit mbi tregtinë e qeverisë britanike.

Lideri amerikan mbërriti në rajon në orët e vona të mbrëmjes, teksa udhëton në ishullin e Irlandës për të shënuar 25 vjetorin e Marrëveshjes së së Premtes së Mirë.

Kjo është një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga SHBA që i jep fund konfliktit midis militantëve pro-irlandez dhe pro-britanë në prill të vitit 1998.

Top Channel