E mërkurë, 09 Nëntor 2022
13:21
Foto-lajm/ Makina luksoze e rusëve të arrestuar në Gramsh parkohet përballë SPAK-ut

Makina me të cilën dy shtetasit rusë dhe një ukrainas po udhëtonin në Gramsh, ku dhe u arrestuan pasi hynë dhe fotografuan ish-uzinën e armëve, ndodhet sot e parkuar pranë Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion.

13:18
“Tradhtoi” Kosovën për Zvicrën, sulmuesi do e shohë Kupën e Botës nga shtëpia

Zvicra publikoi listën e lojtarëve që do të jenë të grumbulluar për Kupën e Botës Katar 2022, mes të cilëve ishin dhe tre shqiptarë, dy kapitenët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, si dhe i riu Ardon Jashari.

13:17
Dy fytyrat e Vuçiç: Dekoron policët që refuzuan të zbatonin vendimin për targat!

Edhe pse ndërkombëtarët vazhdon t’i sugurojë në deklaratat e tij për angazhimin e Beogradit në procesin e dialogut dhe ruajtjes së paqes e stabilitetit në rajon, presidenti serb Aleksandar Vuçiç nuk u mjaftua me fjalë të ngrohta për policët e pezulluar nga radhët e Policisë së Kosovës, Nenad Gjuric dhe Aleksandar Filipovic, por i ka dekoruar ata zyrtarisht.

13:04
Qëllohet me vezë Mbreti Charls dhe mbretëresha! Protestuesi: “Ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllavërisë”

Mbreti Charls dhe Mbretëresha Camilla u qëlluan me vezë nga një protestues gjatë një shëtitjeje në York. Çifti mbretëror po priteshin në York nga drejtuesit e qytetit, kur një burr hodhi tre vezë drejt tyre, të cilat shkuan huq dhe arritën të shmangeshin.

12:57
Julia Fox pranon se lidhja e saj e shkurtër me Kanye West pati pasoja në karrierën e saj si aktore

Julia Fox thotë se romanca e saj e shkurtër me Kanye West ndikoi për keq në karrierën e saj të aktrimit.

12:53
Vuçiç nderon policët që refuzuan urdhrat e Qeverisë së Kosovës për targat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nderoi të mërkurën me medalje ish-drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriç, dhe shefin e Operacioneve Rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandar Filipoviç.

12:51
Tentoi te kryente marrëdhënie me dhunë me 23-vjeçaren, arrestohet i mituri/ Falsifikim dokumentash dhe dhunë në familje, vihen në pranga dy persona

Tre persona janë vënë në pranga, pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale si falsifikimi i dokumentave, kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe dhuna në familje.

12:42
Laçianët, grabitje në Krujë/ Në pranga xhaxha e nip, vodhën ushqime, elektro-shtëpiake dhe vegla pune

Personi që shihni në këtë foto është një nga autorët e grabitjes mbrëmjen e 6 nëntorit në një banesë në fshatin Brret të Krujës.

12:41
Nuk ndalet rritja e çmimeve në Kosovë, shtrenjtohen vezët dhe sheqeri

Rritja e çmimeve për produktet bazike nuk ka të ndalur në Kosovë. Çmimi i sheqerit ka arritur në rreth 6 euro për 5 kilogramë.

12:29
Haxhiu: Gjyqtarët dhe prokurorët e dorëhequr nuk mund të kthehen më në sistemin e drejtësisë

Dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve serbë dhe stafit mbështetës në veri të Kosovës, duhet të pranohen dhe të njëjtit nuk duhet të kthehen më në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Kështu tha ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.

12:24
Shpërngulja në jug! Peshkëpia, fshati “fantazmë” në kufi me Greqinë

Fshatrat pranë kufitarë në Dropull sot banohen vetëm nga të moshuar.

12:18
Ministria u thotë jo studentëve! Peticioni për rimbursimin me 100 euro merr përgjigje negative

Ministria e Arsimit ka refuzuar kërkesën e studentëve për t’i rimbursuar me 100 euro në muaj, për të përballuar kostot e jetesës, si shkak i çmimeve të rritura.

12:07
Buxheti 2023, Tabaku: Borxhi i fshehur është 1 mld euro. Kush mban përgjegjësi për abuzimin me fonde publike

Me tone të ashpra e nisi fjalën e saj në Kuvend deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila tha se projekt-buxheti për vitin 2023 nuk është në funksion të shqiptarëve por të aferave.

12:04
Kurti: Ata që po urdhërojnë largimin nga institucionet e kanë problem ligjin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se serbët në veri të Kosovës nuk i kanë problem vendimet e Qeverisë, sa i përket targave, por “kërcënimet” nga ata që, siç tha ai, e kanë problem ligjin.

11:57
Greqia ngrihet kundër shtrenjtimeve/ Grevë e përgjithshme për t’i kërkuar qeverisë masa kundër krizës

Prej orëve të para të mëngjesit, Greqia është paralizuar nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe që kanë shpallur sindikatat e sektorit privat GSEE,të atij shtetëror ADEDY, Qendrat e Punëtorëve të Athinës, Selanikut dhe qyteteve të tjera si dhe sindikata që mbështet Partinë Komuniste greke PAME.

11:55
Princesha e Norvegjisë heq dorë nga detyrat mbretërore për mjekësinë alternative

Princesha e Norvegjisë Märtha Louise ka hequr dorë nga detyrat e saj mbretërore për t’u përqëndruar në biznesin e saj të mjekësisë alternative me të fejuarin e saj.

11:51
Masakër mjedisore në Nartë! Çdo ditë digjen goma për t’u marrë telat (Video)

Djegja e gomave për të përfituar telat që kanë brenda ka krijuar një re tymi që ka mbuluar zonën e Jallisë së Nartës.

11:41
Nuk ka “dallgë republikane”/ Garë e ngushtë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA!

Do të duhen ndoshta pak kohë për të mësuar rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, por për momentin një gjë është e sigurt: dallgë republikane mbështetje, ashtu siç pritej dhe paralajmërohej nga sondazhet nuk pati, e pohuar kjo dhe nga vetë senatori i njohur i kësaj partie, Lindsey Graham.

11:32
Aksident në Korçë, plagoset rëndë drejtuesi i motorit

Një 58-vjeçar është plagosur rëndë këtë paradite në fshatin Kamenicë në Korçë, pasi teksa udhëtonte me motor është përplasur me një makinë.

11:26
FTX/ Tregu i kriptomonedhave u trondit nga mundësia e kolapsit të këmbimit

Tregu i aseteve dixhitale është tronditur nga kolapsi i mundshëm i një prej kompanve të këmbimit më të mëdha të kriptomonedhave në botë, FTX.

11:22
“Gjel deti i Peqinit”, “ Të pafytyrë, pa din e iman”/ Porti i Durrësit përplas maxhorancën me opozitën në Kuvend

Kalimi në parlament me procedurë të përshpejtuar i pr/ligjit për Portin e Durrësit, u shoqërua me debate të forta në parlament, mes deputetëve të maxhorancës e opozitës, ndërsa pjesë e tyre u bë edhe kryeministri Rama.

11:21
Zelensky merr një Oscar nga aktori i Hollivudit, Sean Penn

Aktori amerikan Sean Penn i ka dhuruar çmimin e tij Oscar presidentit ukrainas Vladimir Zelenski gjatë një vizite në kryeqytetin Kiev.

11:15
Elon Musk shet pothuajse 4 miliardë dollarë aksione të Tesla-s

Shefi i Tesla-s, Elon Musk ka shitur 19.5 milionë aksione të tjera të markës prodhuese të makinave elektrike, me vlerë 3.95 miliardë dollarë.

11:11
Roma e lashtë/ Statuja bronzi të ruajtura në mënyrë mahnitëse të gjetura në Itali

Arkeologët italianë kanë zbuluar 24 statuja bronzi të ruajtura në Toskanë që besohet se datojnë që nga koha e lashtë romake.

11:01
Forcat italiane zbarkojnë në veri të Kosovës, Borell: Po përforcohet dhe EULEX!

Në mesin e shqetësimeve për trazira, forca ndërkombëtare shtesë po dërgohen në veri të Kosovës për të garantuar sundimin e ligjit.

10:57
“Shans për lojtarët e Superiores”, Kallaku dhe Hakaj në kor: Ta luajmë si ndeshje zyrtare

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Spanjë për miqësoren e sotme ndaj Katarit (18:30).

10:38
42-vjeçari me “Porsche” pa targa, i maskuar dhe i dehur i ikën policisë në Vlorë/ Kapet pas 15 min, tentoi t’i godiste efektivët…

Një ndjekje si në filma ka ndodhur pas mesnate në Vlorë, ku një 42-vjeçar me iniciale H.H., nuk i ndaloi policisë teksa lëvizte me mjetin e tij tip “Porsche” pa targa.

10:38
Alfred Rushaj heq dorë nga mandati i deputetit, dorëzon shkresën në Kuvend

Një tjetër deputet i opozitës në parlament, ka hequr dorë zyrtarisht nga mandati.

10:36
Alqi Bllako rikthehet në burg! Gjykata pranon kërkesën për ish-deputetin e arrestuar për korrupsion

Korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës për të cilat po hetohet Alqi Bllako u konsideruan krime të rrezikshme nga gjykata e Posaçme e Apelit dhe për këtë shkak u urdhërua ridërgimi i tij në paraburgim.

10:28
Gersi Troka, djali me sindromën down renditet në dhjetëshen si notari më i mirë në botë

Gersi Troka, djali me sindromën down përfaqësoi Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Notit për Personat me Sindromën Down, i cili u zhvillua në Albufeira-Portugali.

10:22
Angli/ 1 në 5 shqiptarë që mbërrijnë me gomone kërkojnë azil si minoren!

Rreth 2000 emigrantë shqiptarë që kanë udhëtuar në mënyrë të jashtëligjshme drejt Anglisë këtë vit pretendojnë se janë minorenë.

10:09
Plagosja e punëtorit në guroren e Kolonjës, ndiqet penalisht administratori

Pas plagosjes së 43-vjeçarit ditën e djeshme në guroren e Kolonjës, administratori V. D., 58 vjeç do ndiqet penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

09:57
Grabitën një banesë nën kërcënimin e armës në Krujë, në pranga xhaxha e nip nga Laçi

Kastriot Guri 38 vjeç dhe Xhoni Guri 22-vjeç janë arrestuar nga policia në Krujë, pasi dyshohet se grabitën nën kërcënimin e armës një banesë në fshatin Brret.

09:36
Shpërndante kanabis pranë gjimnazit, arrestohet 39-vjeçari në Elbasan

Një 39-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike pranë një gjimnazi në qytet.

09:25
​Mblidhet grupi i punës i BE-së, në agjendë liberalizimi i vizave për Kosovën

Nis sot takimi dy ditor i grupit të punës së Bashkimit Europian për vizat në të cilin diskutohet dhe çështja e liberalizimit të zvarritur për Kosovën.

09:18
Nuk luajti asnjë minutë, tifozët e Lazios e zgjedhin si më të mirin e derbit!

Tifozët e Lazios shijuan një fundjavë të mrekullueshme. Skuadra e zemrës fitoi 0-1 derbin ndaj Romës falë golit të Felipe Anderson, rezultat që solli gëzim të madh dhe parakalimin e “armiqve” të përjetshëm në renditjen e Serie A.

09:05
Ndërroi jetë pas aksidentit/ Gjimnazi ‘Qemal Stafa’ shpreh ngushëllime për Flavio Mankollarin: Ishte ekselent, sot jemi në lot

Ka ndërruar jetë në spital dy javë pas aksidentit tragjik në Luginën e Patokut, 16-vjeçari Flavio Mankollari.

08:52
Pique bën hapa pas, detyrohet të pranojë kërkesën e Shakirës për fëmijët

Më në fund ka një marrëveshje mes Gerard Piquesë dhe ish-partneres së tij për fëmijët e tyre.

08:42
Putini nuk është i vetmi që dyshohet për krime në Ukrainë

A mund të krijohet një gjykatë speciale ndërkombëtare për krime të Rusisë dhe presidentit Putin? Cili do të ishte mesazhi? Për këtë çështje flet për DW profesori i të drejtës ndërkombëtare Claus Kreß.

08:32
Shkupi e “mban fjalën”, nisin diskutimet për përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë nisur bisedimet për ndryshimin e Kushtetutës me qëllimin që në dokumenti themeltar të vendit të përfshihet pakica bullgare në pjesën e preambulës si popull shtetformues.

08:23
Tërmeti i fortë me magnitudë 5.7 ballë “shkund” Italinë/ Dëmtohen banesat,  mbyllen shkollat në disa zona

Një tërmet i magnitudës 5.7 shkundi mëngjesin e sotëm Marchet, në brigjet e Pesaros ne Itali, duke risjellë në mendje kujtime të hidhura për këtë zonë.

08:16
Garë e ngushtë për kontrollin e Kongresit amerikan

Pas zgjedhjeve të së martës në Shtetet e Bashkuara ende nuk dihet se kush do të ketë kontrollin e Kongresit amerikan, duke lënë të paqartë nëse republikanët do të marrin kontrollin nga demokratët e presidentit Joe Biden.

08:06
Temperaturat rriten lehtë, si parashikohet moti për ditën e sotme

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të sjellin gjatë paradites në Shqipëri orë të shumta me diell në ultësirën perëndimore.

08:01
E qëllimshme? Digjet gjatë natës mjeti tip “Benz” në Lezhë

Një automjet tip “Benz” në pronësi të 41-vjeçarit Nard Ndreu është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë.

E martë, 08 Nëntor 2022
23:06
Demokratët apo republikanët? Amerikanët vendosin për balancën e pushtetit në Kongres 

Amerikanët po vendosin këto orë se si do të jetë balanca e pushtetit në Kongresin Amerikan.

22:55
Ultrasit radikalë të Barçës plagosin tre persona me thikë, reagojnë ashpër të dy klubet

Aktet të turpshme dhune ndodhën pasditen e së martës në Pamplona. Nga informacionet paraprake mësohet se disa ndjekës radikalë të skuadrës së Barcelonës, me kapuçë në kokë, kanë sulmuar me mjete prerëse (thika) dhe shkopinj bejsbolli disa tifozë të Osasunës, në hyrje të një lokali.

22:44
Turqia arreston dy persona për vrasjen e një polici bullgar

Dy persona janë arrestuar në Turqi në lidhje me vrasjen e një polici kufitar bullgar, njoftoi drejtori i Shërbimit Kombëtar Hetues i Bullgarisë, Borislav Sarafov.

22:43
Mesazhet ngacmuese ndaj ish-shefes konservatore, jep dorëheqjen ministri britanik

Ministri britanik, Gavin Williamson ka dhënë dorëheqjen nga qeveria pasi dolën mesazhe në të cilat ai ngacmonte ish-shefen konservatore, Wendy Morton.

22:24
Kryeministri grek nën kritika për skandalin e përgjimeve; i quan akuzat “gënjeshtra të paturpshme”

Gjykata e Lartë e Greqisë ka filluar një hetim për akuzat se shërbimi i zbulimit të këtij vendi ka përgjuar telefonat e të paktën 33 politikanëve, sipërmarrësve dhe gazetarëve.

22:12
Inside Story/ “Nasho nuk ishte konseguent…” dëshmitë e gruas së Belegut dhe prokurorit

Në dëshminë që ka dhënë aso kohe Gjinopulli ka deklaruar se i ka shlyer Belegut një borxh prej 76 mijë dollarësh të ndara në tetë topa si dhe një letër ku ishin shënimet përkatëse të likujdimeve.

22:07
Inside Story/ Borxhi i madh ndaj Belegut, eksperti kriminalist i diktaturës që e takoi i fundit

Pas kryerjes së përgjimeve ambientale dhe telefonike, prokuroria përfundimisht rrëzoi pistën e largimit të qëllimshëm të Belegut duke zgjeruar veprimet në pista të tjera. Referuar dëshmisë së zonjës Ilirjana Belegu, ditën e fundit bashkëshorti i saj kishte shkuar të merrte pas një shumë të konsiderueshme parash që ia kishte dhënë borxh një biznesmeni.

22:06
Inside Story/ Zbulohet dosja! Si u përgjuan familjarët e Belegut pas zhdukjes

“Me qëllim marrjen e të dhënave për të identifikuar autorët e mundshëm të këtij rrëmbimi por dhe për të përcaktuar vendndodhjen e personit të zhdukur shtetasit Eduart Belegu është e nevojshme të vëzhgohen dhe përgjohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin në banesën e shtetasit Eduart Belegu”.

21:59
Inside Story/ Mesazhi i fundit i Belegut, pse policia vonoi nisjen e hetimeve për zhdukjen

Në 24 Mars të vitit 2010, në komisariatin numër 1 në Tiranë paraqitet bashkëshortja e Eduard Belegut, Ilirjana, e cila denoncon zhdukjen e partnerit të saj.

21:54
Inside Story/ Belegu u godit për asetet shtetërore, po përgjegjësitë e zyrtarëve publikë?!

Arrestimi me bujë i Eduard Belegut do të rezultonte një blof. Pas pak muajsh ai do të lirohej dhe procesi ndaj tij vijoi me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

21:50
Ministri i Jashtëm grek në konferencë për shtyp me homologun serb: Athina do i vijë në ndihmë Serbisë për integrimin në BE

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij serb Ivica Daçiç ka theksuar se për fat të keq, rajoni i Ballkanit Perëndimor përballet me sfida shumë të rëndësishme ,me përpjekje destabilizimi nga forca revizioniste që janë aktive edhe në rajon në një moment, kur vëmendja e komunitetit ndërkombëtar është përqëndruar tek Ukraina.

21:48
Inside Story/ Ekskluzive! Abuzimet miliona euro në koncesionin e ferro-kromit, telegramet që i çuan Berishës për Belegun

Referuar dosjes hetimore që “Inside Story” bën publike për herë të parë, dëmi i shkaktuar shtetit kapte vlerën e 6.4 milionë eurove.

21:43
Tensionet në veri të Kosovës, Ndihmëssekretarja e SHBA-së: Dorëheqja e serbëve mund të përshkallëzojë tensionet në terren

Ndihmëssekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Karen Donfried bëri thirrje që të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa të sigurta. Pas tensioneve të krijuara në veri të Kosovës.

21:42
Fotogaleri: Amerikanët duke hedhur votën sot në shkolla, lavanteri, librari e muzeume (fotot)

Inflacioni, aborti dhe ‘demokracia’ e demokratëve rëndojnë në mendjet e votuesve në zgjedhjet e rëndësishme të mes-mandatit në SHBA.

21:37
Inside Story/ Përplasjet në biznes dhe politikë që paraprinë zhdukjen e Eduart Belegut

Fijet e shumë funksionarëve shkonin drejt bizneseve që po dëmtoheshin për paligjshmëritë e konstatuara gjatë inspektimit të licensave. Ky ishte edhe momenti kur dosja e vjetër u nxor nga sirtarët.

21:31
E gjeni veten mes tyre? Ja si reagon çdo shenjë e horoskopit pas ndarjes

Dashi do të sulmojë të gjithë të njohurit dhe miqtë e tij dhe mund të prishë përkohësisht shumë nga marrëdhëniet e tij për shkak të sjelljes së tij.

21:28
Inside Story/ Trazoi ujërat e biznesit të kromit, a e futën në kurth këshilltarin e Priftit me dosjen e koncesionit?!

Por, le të kthehemi edhe njëherë tek procedimi i Prokurorisë së Elbasanit ndaj Belegut. Drejtoria e Policisë ka marrë këtë padi penale në 16 janar të vitit 2008. Denoncuesi ishte i njëjti që i shkruante kryeministrit.

21:23
Samiti i OKB-së për klimën/ Zelensky: Botës i duhet paqe për një politikë efektive klimatike

Volodymyr Zelensky theksoi këtë të martë se komuniteti ndërkombëtar ka nevojë për paqe për të pasur veprime të përbashkëta dhe efektive për t’iu përgjigjur krizës klimatike.

21:20
Inside Story/ Prej 13 vitesh i zhdukur, kush ishte këshilltari i afërt i Dritan Priftit

Në vitin 2000, Eduart Belegu bën kapërcimin në nivele të larta në biznes, duke krijuar lidhje të rëndësishme.

21:15
Biblioteka e Lasgushit, fondi me 650 tituj vendoset në bibliotekën kombëtare

Pas bibliotekës së Faik Konicës, Lumo Skëndos dhe Aleks Budës në Bibliotekën Kombëtare do të zërë vend edhe biblioteka e Lasgush Poradecit.

21:06
“Perandor i muzikës shqiptare…”, Stresi shpreh publikisht vlerësimin e tij për Flori Mumajesin

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime.

21:01
Granada nuk ka asnjë fitore jashtë, Myrto Uzunit i shkarkojnë trajnerin

Në botën e futbollit, durimi zakonisht nuk konsiderohet virtyt. Rasti në fjalë e tregon më mirë.

21:00
Chris Evans, burri më seksi në botë për vitin 2022

Chris Evans është mashkulli më seksi në botë për vitin 2022.

20:50
A ka një lidhje mes kripës dhe stresit/ Çfarë duhet të keni kujdes

Gjuha e njeriut është shumë e ndjeshme ndaj shijeve të cilat përcaktojnë edhe nepsin ndaj ushqimeve të caktuara.

20:45
Shtëpia e Partisë nuk ekziston më/ Lagjia “8 nëntori” mban ende statusin muze dhe zonë e mbrojtur

Paradoksi në lagjen “8 nëntori”, u shpallën lagje muzeale dhe zonë e mbrojtur falë shtëpisë ku u themelua Partia Komuniste Shqiptare, ajo është prishur me kohë, ndërsa lagjja ende mban statusin dhe  banorëve iu ndalohet investimi në pronën e tyre.

20:32
Protestuesit në Mal të Zi kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Para Parlamentit të Malit të Zi në Podgoricë më 8 nëntor u organizua një protestë nga Forumi “Luça” dhe u mbështet nga partitë opozitare, në krye me Partinë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviç.

20:24
Dojna Mema na tregon momentin më çlodhës të ditës së saj

Moderatorja e njohur Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali.

20:15
Kili fiton në CAS çështjen kundër Ekuadorit

Ankimimi i Kilit në FIFA-s për aktivizimin e paligjshëm të Byron Castillos me përfaqësuesen e Ekuadorit ka marrë një përgjigje përfundimtare.

20:08
Tite i mohoi pjesëmarrjen në Botëror, Firmino reagon në Instagram

Roberto Firmino ka reaguar në Instagram për mosgrumbullimin e tij nga trajneri Tite për Kupën e Botës “Katar 2022”. Ai shkruan me keqardhje që nuk ishte ajo që imagjinonte dhe ëndërronte.

20:05
Si të përdorni rigonin për shëndetin e flokëve dhe thonjve

Rigoni është një erëzë shumë e përdorur në kuzhinë dhe shumë e njohur në vendin tonë.

19:54
Lënë serat dhe emigrojnë në Roskovec, rënia e çmimit të shitjes shkatërron ekonomikisht fermerët

Fermerët ne fshatin Suk të bashkisë Roskovec po braktisin serrat dhe po shikojnë si zgjidhje rrugët e emigrimit. Disa prej tyre do te provojnë te mbjellin përsëri edhe pse çmimi i prodhimeve qe ata kultivojnë nuk e justifikon punën.

19:42
Mashtrimet e Call Center-ave / Aksione blic në disa qytete në bashkëpunim me policinë spanjolle, disa të arrestuar

Një call center në Elbasan, i dyshuar për mashtrime të shtetasve të huaj në shuma të mëdha, është vënë sot nën kontrollin e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me policinë spanjolle.  

19:41
“Skemat për bujqësinë, të padrejta”/ deputeti ErIon Braçe: Mbështetja t’i shkojë direkt fermerit

Skemat e mbështetjes në bujqësi janë të padrejta.

19:36
Rruga Thumanë-Kashar, ngrihen banorët: Koncesionari dhe shteti po na vjedhin metrat tokës për rimbursim

Rruga Thumanë-Kashar e dhënë me koncesion po ndërtohet duke zaptuar tokat e banorëve të cilët nuk i ka informuar askush në lidhje me këtë projekt. Banorët thonë se tokat po u zaptohen, pasi  loti që kalon në fshatin Bërxullë ka nisur të ndërtohet me copa pasi ka hasur kundërshtinë e banorëve.

19:34
“Konsullatë angleze në Kukës”/ Presidenti Begaj i shqetësuar për ikjen e të rinjve me gomone: të ikin me vizë sezonale

Presidenti i Republikës, Bjram Begaj bëri thirrje nga Kukësi ku ishte për vizitë qeverisë britanike, që të hapë një konsullatë në Kukës dhe t’u japë mundësi të rinjve të kësaj zone të ikin drejt Anglisë në mënyrë të rregullt.

19:32
Ndërtimi drejt rënies! Bien kërkesat për blerje, shkak çmimi i lartë dhe kreditimi i vështirë

Ndërtuesit e pallateve të reja janë pesimistë sa i përket porosive të ardhshme për blerje banesash. Indikatori që matet nga Banka e Shqipërisë ka pësuar një përkeqësim të ndjeshëm gjatë tetorit.

19:22
Krijohet kompleti i‘realitetit virtual’ që vret qëllimisht njerëzit, nëse vdes kopja e tyre ‘avatar’ (fotot)

Palmer Luckey, krijuesi i seteve ‘moderne’ të realitetit virtual Oculus, me shpikjen e tij të fundit kërkon të vrasë qëllimisht njerëzit.

19:18
Takimi i Ildës me Petron/ Irisi nuk përmbahet dot, qan në studio: Ndodhën gjithë këto…

Irisi nuk arriti t’i mbajë lotët pas transmetimi të pjesës së parë të takimit të Petros me Ildën.

19:16
Zgjedhjet në SHBA/ Trump tregon se për kë hodhi votën

Ish-presidenti Donald Trump konfirmoi këtë të martë se votoi për guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, duke parashikuar se do të jetë një “natë e shkëlqyer” për republikanët. 

19:14
Britney Spears me dëmtime të pashërueshme nervore: Duart e mia janë të mpira plotësisht

Britney Spears u zbuloi 41.7 milionë fansave dhe ndjekësve të saj se ajo ka dëmtime nervore në anën e djathtë të trupit.

18:58
Foto lajm/ Britma e emigrantit brenda kampit Manston në Angli

Një djalë i ri që besohet të jetë emigrant shqiptar është fotografuar duke ulëritur brenda kampit Manston në Angli ku mbahen emigrantët që mbërrijnë me gomone.

18:57
Pas shumë polemikave/ Italia lejon anijen e emigrantëve të ankorohet në breg, disa të tjera ende në det të hapur

Një nga katër barkat e shpëtimit me emigrantë, që Italia kishte bllokuar nga ankorimi, janë lejuar të zbresin pas një jave në det.

18:42
Dani Alves tregon diferencat e yjeve: Messi i fiksuar me golin, Neymar i pëlqen të “lodrojë”!

Messi e Neymar në këndvështrimin e dikujt që i njeh mirë. Dani Alvesh një ndër lojtarët me më shumë trofe në historinë e këtij sporti, ka pasur shansin që të luajë përkrah të dy yjeve për shumë kohë. Me argjentinasin periudha te Barcelona ishte fituese dhe plot kënaqësi, me Neymar ka luajtur në kombëtare edhe kur nuk ishin më në të njëjtin klub.

18:40
Burri në ‘intimitet’ me partneren në tualetin e barit sulmon egërsisht pastruesin që ‘i ndërpreu’ (fotot)

Një klient ‘në epsh’ në një diskotekë në Australi ka rrahur rëndë një pastrues që i kërkoi të dilnin nga tualeti i personave me paaftësi, ku çifti ishte futur.

18:38
“Nëse s’nënshkruan, të djegin makinën”, rrëfimet e punonjësve të dorëhequr nga institucionet e Kosovës

Një punonjëse e Gjykatës Themelore në Mitrovicë thotë se është detyruar të japë dorëheqje pas 20 vitesh shërbimi, pasi më 5 nëntor, në një takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakic, është vendosur që pjesëtarët e komunitetit serb të dorëhiqen në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës në veri të vendit.

18:35
Veliaj në përmbyllje të turit në Kamzë: Është simotra e Tiranës, bashkë jemi më të fortë dhe përballojmë çdo krizë

Në përmbyllje të turit në Bashkinë e Kamzës, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilësoi Kamzën si simotrën e Tiranës, me gjithë punët e mira që janë bërë dhe po bëhen aty.

18:35
Raporti: Demokracia e BE-së nën sulmin e programeve të spiunazhit

Demokracia e BE-së është nën sulm nga metodat  në rritje të programeve të spiunazhit që shkelin të drejtat e privatësisë, sulmojnë shtypin e lirë dhe mbrojnë qeveritë nga hetimet, thuhet në një raport të ri nga një komitet i Parlamentit Evropian.

18:32
Ukraina: Nuk ka presion për negociata me Rusinë

Ukraina tha të martën se nuk është nën presion nga shtetet perëndimore për të negociuar me Rusinë, teksa insistoi që negociatat e tilla mund të zhvillohen vetëm nëse Rusia heq dorë nga të gjitha pjesët e pushtuara.

18:26
Vitaminat që duhet të merrni patjetër në stinën e vjeshtës

Ndryshimi i stinëve nxjerr në pah nevojën e madhe për ta vënë organizmin në shina dhe për të forcuar sistemet tona të mbrojtjes.

18:24
Ndryshimet në Twitter nxisin shqetësime për keqinformim mbi zgjedhjet amerikane

Blerja e rrjetit social “Twitter” nga miliarderi, Elon Musk, ndodhi në prag të zgjedhjeve për në Kongres, ndërsa vëzhguesit po paralajmërojnë se keqinformimi në internet lidhur me besueshmërinë e procesit zgjedhor mund të ketë ndikim në botën reale.

18:19
Pavarësisht mbrojtjeve ruse, forcat ukrainase përparojnë në Luhansk

Zyrtari i lartë ukrainas për rajonin lindor të Luhanskut bëri me dije se trupat e tyre vazhdojnë të përparojnë në territoret e Ukrainës, pavarësisht kundërpërgjigjes nga pala ruse.

18:14
Lavrov thotë se ‘dhjetra shtete’ duan të bashkohen në aleancën BRICS (fotot)

“Interesti për këtë shoqatë globale është i lartë dhe vazhdon të rritet”, tha sot ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov duke theksuar se shtete si Algjeria, Argjentina e Irani duan të bashkohen në bllok.

18:14
Tetori i vitit 2022, më i ngrohti! Temperatura rekord në shumë vende

Evropa përjetoi tetorin e saj më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, me temperatura gati 2 gradë mbi mesataren e vërejtur gjatë periudhës 1991-2020 njoftoi të martën organi i BE-së për Ndryshimet Klimatike Copernicus.

18:01
Modelja e njohur franceze Marine El Himer shihet e veshur me hixhab

Një modele e njohur franceze ka zbuluar konvertimin e saj në Islam, duke shënuar përqafimin e besimit të saj të ri si “ditën më të lumtur” të jetës së saj.

17:53
​Zbuloni tendencat e grimit vjeshtë-dimër 2022/2023

Rimel me ngjyra dhe buzë të errëta, këto janë të rejat e grimit për periudhën vjeshtë dimër 2022-2023.

17:42
Modelja e TikTok thotë se është ‘tepër e bukur për të punuar’: Nuk zgjohem në 6 të mëngjesit derisa të bëhem 60 vjeç (fotot)

Një modele e re në rrjetin TikToker ka përcarë opinionin teksa ka deklaruar se është gati të heqë dorë nga rigoroziteti i punës së përditshme, duke argumentuar se është “tepër e bukur” për të punuar.