“Nuk sheh syri, sheh mendja”/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Edi Rama pritet t’i rikthehet fushatës me dy gishta edhe në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kjo pasi në fletën e votimit, Partia Socialiste do të renditet e dyta. Nga shorti i hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultoi që koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Berishës dhe Metës do jetë në krye te fletës së votimit, ndërkohë subjekti i tretë do të jetë Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës, ndërsa pas tij me numrin 4 do të renditet Partia Republikane e Fatmir Mediut.
Partia Demokratike zyrtare, e cila dështoi të nxjerrë kandidat në të gjitha Bashkitë e vendit, nuk përfitoi nga e drejta për t’u renditur në top list por por zuri pozicionin e nëntë në fletën e votimit, ndërsa Partia Social Demokrate do të renditet e teta.
Komisoni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin edhe për renditjen e kandidatëve për 11 Bashkitë e vendit. Në kryeqytet, fleta e votimit ka numrin më të madh të kandidatëve dhe goglat vendosën që numrin 1 ta mbajë kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri. Komunisti Marko Dajti do të rreshtohet i dytë në fletën e votimit, ndërsa kandidatja e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet do të ketë numrin 3.
Socialisti Erion Veliaj do të jetë i rreshtuar i katërti në fletën e votimit, pasuar nga Belind Këlliçi që do ketë numrin 5. Fleta e votimit mbyllet me kandidatin e PD zyrtare Roland Bejko. Në Shkodër, socialisti Benet Beci do jete në krye të fletës se votimit, pasuruar nga Bardh Spahia.
Edhe ne Elbasan kandidati socialist Gledian Llatja u rendit i pari, ndërsa Luçiano Boçi i dyti, shorti përcaktoi ndryshe ne Durrës ku Igli Cara do të jetë në krye të fletës së votimit, pasuar nga Emiriana Sako e PS.
Top Channel