Nusja e refuzuar kërcënon të shpërndajë videot intime për të rifituar burrin pas ndarjes (fotot)

13/04/2023 15:26

Një nuse në pritje që u refuzuarnga i fejuari i saj, ka kërcënuar publikisht të shpërndajë në rrjet videot e seksit me ish-të fejuarin, teksa mburrej se deri tani ka fituar rreth 2,000 paundë duke postuar imazhe erotike në rrjetet me pagesë.

31 vjeçarja Amy Williams-Smyth, nënë e një fëmije, i dërgoi ish-të dashurit Daniel Oates një foto nga postimet e bëra në rrjetet pornografike teksa tentonte të rindizte romancën e tyre të paqëndrueshme, sipas rrjetit Daily Mail.

Në një seri email-esh Williams-Smyth, punonjëse parukerie, i shkruante zotit Oates: “Shiko sa para kam, nëse do gjysmën eja me mua dhe merri”.

Ndërsa më pas ajo kërcënonte se do të shpërndante në rrjet videot që dyshja kishin bërë më parë.

Oates, i cili ishte ndarë nga Williams-Smyth prej sjelljes së saj të paqëndrueshme, lajmëroi më pas policinë duke u trembur se imazhet e tij seksuale do të bëheshin publike.

Por hetimet zbuluan se në fakt Williams-Smyth akuzonte burrin se e kishte tradhtuar, pasi i kishte kontrolluar telefonin.

Zoti Oates tha: “Unë trembesha për më të keqen, nuk hapja dot mesazhet pasi ajo vendoste në rrjet imazhe të miat, ka qenë një eksperiencë ezauruese”.

Gjykatësi i Manchester, shpalli fajtore Williams-Smyth, për kërcënim publikimi të imazheve me natyrë seksuale dhe u ndalua të kontaktojë Oates për dy vjet, sipas urdhrit të mbrojtjes.

Në gjykatë u tha se dyshja ishin njohur në një aplikacion të njohjeve të reja në vitin 2020 dhe më pas nisën të jetonin bashkë në shkurt. Pak më vonë ata njoftuan në rrjetet sociale se shin fejuar.

Zoti Oates thotë: “Sapo nisën të jetonim bashkë nisën problemet. Ajo bëri sherr me një shoqe dhe m’i nxorri të gjitha mua. Unë i thashë se lidhja jonë kishte marrë fund prej prillit por gruaja nuk hiqte dorë”.

Oates ishte rikthyer në shtëpinë e nënës së tij dhe më pas ishte shtruar në spital, kur Williams-Smyth kishte hyrë në dhomën e tij duke pretenduar se ishte ‘e dashura e pacientit’.

Ajo gjithashtu i kishte shkruar nënës së Oates një mesazh në WhatsApp ku i thoshte: “Jepi tët biri nje te shkundur qe të zgjohet e të bëhet burrë”.

Ndërsa më maj ajo nisi shantazhin me fotot e seksit, duke i shkruar Oates se “kishte nisur t’i shiste imazhet seksuale dhe nëse ai donte gjysmën e parave, mund të vinte t’i merrte”.

Pas arrestimit Williams-Smyth tha se dyshja i dërgonin njëri-tjetrit imazhe erotike, ndërsa ankohej se i dashuri “bëhej gjithnjë e më kontrollues”.

Williams-Smyth, mohon shkeljen e ligjit dhe i shpëtoi akuzës së përndjekjes duke u dënuar vetëm me pagesën e kostove të gjyqit, 644 paundë.

FOTO GALERI
1/7
Amy Williams-Smyth, nënë e një fëmije ka kërcënuar publikisht të shpërndajë në rrjet videot e seksit me ish-të fejuarin

Top Channel