Detaje nga krimi brenda familjes në Lushnje/ Autori u konfliktua si fillim me të vëllanë, si u arratis me makinën e babait dhe më pas u vu në pranga në Fier
Një 49-vjeçar është arrestuar pasi kaloi në mënyrë të paligjshme territorin e Republikës së Shqipërisë, duke paraqitur një pasaportë false në doganën e Maqedonisë së Veriut.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë kanë ndaluar dhe më pas arrestuar shtetasin me inicialet T. K., pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin e gjelbër dhe më pas, në sportelin e doganës së Maqedonisë së Veriut, ka paraqitur një pasaportë të falsifikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Top Channel