Foto/ Rrjedhja e dokumenteve të Pentagonit/ FBI arreston të dyshuarin, 21-vjeçarin Jack Teixeira

13/04/2023 21:39

Jack Teixeira është arrestuar nga FBI pasi dyshohet për nxjerrjen e rrjedhjen e dokumenteve të Pentagonit, duke cenuar mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland konfirmoi se Departamenti i Drejtësisë arrestoi Jack Douglas Teixeira të enjten për rrjedhjen e dokumenteve shumë të ndjeshme të inteligjencës amerikane. Ai u arrestua në lidhje me pretendimin: “heqja, mbajtja dhe transmetimi i paautorizuar” i informacionit të klasifikuar të mbrojtjes.

Jack TeixeraJack Teixera

Teixeira, është anëtar i Gardës Kombëtare Ajrore të Massachusetts. Sipas gazetës The Time dhe mediave të tjera të ndryshme amerikane, Teixera ishte udhëheqësi i një grupi bisedash të lojrave në internet. Pikërisht këtu besohet se i ka nxjerrë dosjet.

Pamjet tregojnë momentin kur Jack Teixeira u arrestua në shtëpinë e tij në Dighton, Massachusetts. I dyshuari shihet duke u mbështetur drejt një automjeti të madh të blinduar, me duart mbi kokë.

Një grup prej rreth gjysmë duzine zyrtarësh të armatosur me veshje të stilit ushtarak e rrethuan dhe e prangosën dhe e vendosën në pjesën e pasme të furgonit. Ai duket se ka veshur pantallona të shkurtra basketbolli të kuq dhe një bluzë.

Në konferencën e mëparshme të Pentagonit, gjenerali Pat Ryder tha se rrjedhja ishte një “veprim kriminal i qëllimshëm” dhe shkelje e protokolleve që rregullojnë trajtimin e materialeve të klasifikuara.

Dokumentet përfshinin informacione të ndjeshme për luftën në Ukrainë, si dhe për aleatët dhe kundërshtarët e SHBA në të gjithë globin

Këto dokumente mbetën në Discord kryesisht të pazbuluara, përpara se të përhapeshin në platforma të tjera sociale në fillim të prillit dhe përfundimisht të kapeshin nga zyrtarët amerikanë dhe shtypi kryesor. Më pas, ata filluan të zhdukeshin.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel