“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë”/ Rama: Ju që merreni me asimetrinë e hundës time, kjo shenja është nga tentativa për të më hequr nga faqja e dheut 24/08 22:40
Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kërkuar në seancën e sotme shtyrjen e votimit për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana”, pasi opozita nuk ishte e pranishme.
Balla theksoi se është e rëndësishme që në procesin e votimit për këtë projektligj të jetë prezente edhe opozita, e cila thuajse mungoi duke u përfaqësuar nga vetëm 6 deputetë në votim.
“Është e rëndësishme të jetë prezent edhe opozita”, tha Balla.
Top Channel