E mërkurë, 12 Prill 2023
18:00
Ftesë në 5/ Efi dhe Kiara po i prishin punë Luizit? Moderatorja: Kiara s’ del pa rritur ndjekësit

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Albana Bejko, Olsi Abazi, Gazmend Ujkashi, Elona Nallbani dhe Indrit Murati, të cilët komentuan disa nga ngjarjet më pikante nga Big Brother Vip.

17:56
Milaim Zeka në Top Talk: Kënga e fushatës së Ramës tallava, sepse ne jemi popull tallava dhe ai e di

Analisti Milaim Zeka i ftuar në emision “Top Talk” me Juli Xhokaxhi për të diskutuar fushatën zgjedhore të 14 majit në Shqipëri, tha se kënga e fushatës së Ramës është tallava.

17:53
“Nuk i ka munguar ndonjëherë financimi”/ Muhamed Veliu: Paratë e fushatës, Berisha i merr nga biznesmenët

Gazetari Muhamed Veliu diskutoi në “Top Talk” për fushatën e zgjedhjeve të 14 majit, duke përmendur financimet që marrin partitë.

17:53
Brenda kampit të stërvitjes në Mbretërinë e Bashkuar ku ukrainasit mësohen se si të luftojnë

BBC ka arritur të hyjë brenda kampit të stërvitjes në Mbretërinë e Bashkuar ku vullnetarët ukrainas mësohen se si të luftojnë.

17:52
Sveçla: Kemi identifikuar personat që sulmuan gazetarin Syla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha më 12 prill se “pas hetimeve intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë identifikuar sulmuesit e gazetarit (Valon) Syla dhe shumë shpejtë kryesit e këtij akti do të sillen para drejtësisë”.

17:46
Video/ Roja i marketit ‘lëshon të djathtën’ ndaj klientes që kërkonte $1,000 ushqime të paguara si ‘dëmshpërblim skllavërie’ (fotot)

Pamje shokuese video janë publikuar sot nga SHBA ku shihet momenti kur një roje supermarketi qëllon me të djathtën e tij një klienteje agresive me ngjyrë që kërkonte që kompania të paguante faturën prej $1,000 të ushqimeve të saj.

17:39
Rama takim me punonjësit në Durrës/ Mesazh për bizneset: Rrisni pagat dhe mbani të paprekur kapitalin njerëzor

Kryeministri Rama ka kryer një takim ditën e sotme me punonjësit e një fasonerie në Durrës, të cilët i ka informuar mbi planin e qeverisë për implementiin e rritjes së pagave. 

17:32
Veliaj: Në kohën e Saliut dhe Ilirit evenimenti më i madh rinor i bashkisë ishte ndarja e tortës së Pavarësisë me kova dhe legenë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha sot se në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, dhe drejtor i Rinisë ishte kandidati i tyre sot, eventi më i rëndësishëm rinor dhe kulturor ishte ndarja me kova e legenë e tortës së 100-vjetorit të Pavarësisë.

17:30
Veliaj: Këta të sapllakes dhe kalit blu e kishin në dorë dhe s’bënë asnjë punë; detyra jonë është të vazhdojmë me modernizimin e Tiranës

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi sot se Tirana do të vazhdojë të modernizohet, duke përmendur edhe disa nga investimet që do bëhen në pjesën e Bulevardit të Ri.

17:30
“Drejtimi i Twitter ka qenë i dhimbshëm”, Elon Musk jep pesë komente për disa situata

Drejtimi i Twitter-it ka qenë “mjaft i dhimbshëm”, ka thënë Elon Musk, në një intervistë të drejtpërdrejtë me BBC.

17:28
Veliaj: Ne jemi qytet, ata anti-qytet! E kanë mendjen kush ta zaptojë pjesën më të madhe për vete

Gjatë takimit me stafin e Bashkisë së Tiranës, ku u shprehu mirënjohjen për punën e palodhur të bërë gjatë këtyre viteve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kur mori drejtimin, institucioni ishte lënë në gjendje të mjerueshme.

17:26
Veliaj: Tirana do vazhdojë të shkëlqejë, si çdo ditë në këto 8 vjet! Saliu dogji shtëpinë e tij, imagjinoni ç’mund t’i bënte kryeqytetit

Fushata elektorale e zgjedhjeve të 14 Majit, nuk duhet të ndikojë në punën e përditshme të Bashkisë së Tiranës.

17:19
Deklaratat e ashpra të Trump: Macron shkoi të lëpijë këmbët Xi-së

Ish-presidenti amerikan, në një intervistë për Fox Neë ka komentuar disa prej liderëve botërorë.

17:14
Australia e kërcënuar nga cikloni më i fuqishëm në një dekadë

Një ciklon i madh  në brigjet e Australisë Perëndimore ka sjellë paralajmërime se mund të jetë stuhia më e fuqishme që do të arrijë në tokë në më shumë se një dekadë me erëra mjaft të forta sa mund të ngrejë furgonët e kampit.

17:07
“E financuar nga qeveria”/ Radioja publike amerikane largohet nga Twitter

Radioja Kombëtare Publike (NPR), me seli në Uashington të SHBA-së, ka bërë të ditur se do të largohet nga platforma Twitter shkaku i vendimeve të fundit të marra nga ky rrjet social nën pronësinë e Elon Musk për ta identifikuar mediumin me disa etiketime që mediumi cilëson se kanë qëllim t’ia dëmtojnë besueshmërinë në publik.

17:04
FBI paralajmëron klientët nga rreziqet kibernetike në vend-karikimet publike të celularëve (fotot)

Thithja e informacioneve nga portat publike USB në aeroporte, qendra tregtare e hotele mund t’i japin hakerave akses në informacione delikate.

17:03
Pas takimit me homologun Joe Biden, Sunak: Marrëdhëniet SHBA-Mbretëri e Bashkuar janë të shkëlqyera

Kryeministri Rishi Sunak, pas takimit me homologun amerikan Joe Biden, deklaroi se marrëdhëniet midis vendeve janë në të shkëlqyera.

16:57
​Protestë në veri të Kosovës, për një orë u bllokua magjistralja Mitrovicë-Leposaviç

Rreth 100 qytetarë serbë kanë bllokuar sot rreth orës 14:00 magjistralen Mitrovicë-Leposaviç, në shenjë revolte pas plagosjes së një qytetari serb nga ana e policisë dy ditë më parë.

16:57
Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III/ A do jetë e pranishme Meghan?

Princi Harry do të jetë i pranishëm në kurorëzimin e Mbretit Charles III, por Meghan, Dukesha e Sussex, nuk do të marrë pjesë.

16:55
“Ju nuk e dini çfarë po kalon dikush”, Ariana Grande bën thirrje të ndalohen ofendimet ndaj trupit

Këngëtarja Ariana Grande u ka bërë thirrje fansave që të jenë më të butë dhe më pak të rehatshëm” për komentet mbi trupin e saj dhe të njerëzve të tjerë pas reagimeve të fundit ndaj saj në rrjete sociale.

16:43
Prej më shumë se një viti në luftë/ Sërish granatime në jug të Ukrainës, plagosen katër persona 

Forcat ruse kanë rinisur granatimet në një qytet në Dnipro, duke plagosur katër presona.

16:43
Humb jetën 67-vjeçari! Dëmtoi kokën pasi u rrëzua nga biçikleta

Një 67-vjeçar ndërroi jetë sot, pasi u rrëzua nga biçikleta në rrugën “Aleks Buda”.

16:38
Alibeaj zbardh takimin me Escobar: U ndalëm tek përgatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat

Kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka zbardhur takimin me zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane Gabriel Escobar. 

16:35
Imazhe frymëzuese nga lutjet e mbrëmjes gjatë Ramazanit në Mekë (fotogaleri)

Foto të ditëve të fundit tregojnë numrin e madh të besimtarëve muslimanë që po shënojnë sivjet Ramazanin me lutjet në Xhaminë e Madhe të Mekës.

16:23
“Ibra nuk është normal”, Pioli: Milani rilindi falë tre futbollistëve

Milani luan sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit. Kuqezinjtë presin Napolin në “San Siro” në çerekfinalen e parë të Champions League.

16:20
Princ Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles, pa Meghan

Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit, por Meghan, Dukesha e Sussex, nuk do të marrë pjesë, thotë Buckingham Palace.

16:19
Humbën kontaktet me familjarët, në kërkim dy persona në Sarandë

Sarandë Në Komisariatin e Policisë Sarandë, është kallëzuar nga shtetasi G. P., 53 vjeç, banues në Fier, se ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin F. S., 45 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu është kallëzuar nga shtetasja E. Th., 76 vjeçe, banuese në Sarandë, se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin L. […]

16:15
Humba 10 vite jetë”, Guardiola: Fitojmë edhe në Bavari

Manchester City zhvilloi një ndeshje perfektë, fitoi 3-0 ndaj Bayern Munchen dhe ndodhet më afër se kurrë drejt kalimit në gjysmëfinalet e Champions League.

16:11
Në sulm me Leo Messin, Muriqi mes më të mirëve në Europë

Vedat Muriqi po zhvillon një sezon fantastik në rrafshin personal.

16:10
Karteli i El Chapo braktis tigrin e lidhur në kamionçinë pas ndjekjes nga autoritetet (fotot)

Megjithëse ai duhet të ketë qe në një zbavitje e zakonshme për krerët e karteleve të drogës në veri të Meksikës, autoritetet u shokuan kur gjetën tigër të gjallë në një automjet pas ndjekjes dhe konfrontimit me armë me narkotrafikantë në rajonin Sinaloa.

16:01
SHBA premton të gjejë burimin e nxjerrjes së dokumentave sekrete

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të “bëjnë të pamundurën” për të gjetur burimin e rrjedhjes së dhjetëra dokumenteve shumë të klasifikuara në internet, në komentet e tij të para publike që kur dokumentet dolën në dritë.

16:00
Si të përdorni vajin e ullirit për flokë të shëndetshëm e plot shkëlqim

Stresi, solucionet e ndryshme të larjes, mungesa e vitaminave e shumë faktorë të tjerë, lënë pasoja tek shëndeti i flokëve.

15:55
KFOR dënon incidentin në Zveçan

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dënuar incidentin e 10 prillit në Zveçan, ku mbeti i plagosur një pjesëtar i komunitetit serb, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të kryejnë hetim për këtë ngjarje dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

15:51
Londra “nuk harron”: Sanksionon bashkëpunëtorët e oligarkëve rusë!

Qeveria britanike i ka shtuar radhët e listës së saj të personave të sanksionuar që prej nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

15:47
Trajneri i fut duart në fyt lojtarit, gjyqtarët “të verbër”

E pabesueshme dhe e frikshme ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së Ligës së Dytë turke mes Bursasporit dhe Erzincansporit.

15:43
Ukraina nis hetimet për videon ku duket se një të burgosuri i pritet koka

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) ka bërë të ditur se e ka nisur një hetim lidhur me një video të publikuar në rrjete sociale, ku pretendohet se shihet një i burgosur ukrainas i luftës teksa i pritet koka.

15:40
“Kina po përgatitet të fillojë luftën”/ Pekini ‘paralajmërim serioz’ për Tajvanin

Kina duket se po bëhet “gati për të nisur një luftë” kundër Tajvanit.

15:36
Rikthimi në Londër, Ancelotti: Jam tifoz i Chelsea, por…

Real Madrid është gati për përballjen ndaj Chelsea. Njësoj si sezonin e kaluar, “Los Blancos” duhet të kalojnë pengesën londineze për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Champions League.

15:35
50 gram tritol në makinën e Benard Ndrecës, merren në pyetje 6 persona për sulmin ndaj kreut të “Rithemelimit” në Vaun e Dejës

50 gram lëndë eksplozive ka qenë sasia e vendosur në mjetin e kreut të degës së “Rithemelimit” në Vaun e Dejës.

15:34
Ndahen paratë e partive! Shumicën e merr PS dhe PD e Alibeajt, për Berishën s’ka lekë

Komisioni Qendror i zgjedhjeve miratoi shpërndarjen e fondit vjetor prej 345 milion lekë dhënë nga buxheti shtetit për 11 parti politike.

15:27
Baleti “Giselle”/ Sonte premiera në skenën e Teatrit të Operas

Dashuria do vijojë të mbizotërojë edhe këtë muaj në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

15:24
Siguria në veri të Kosovës/ Reagime për plagosjen e serbit dhe pezullimin e policëve

Të hënën në mbrëmje një qytetar serb u plagos nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, në rrugën nacionale Leposaviq-Zveçan.

15:24
Putin anulon festimet e Ditës së Fitores në maj sepse ‘nuk ka tanke për paradën’ (fotot)

Parada ruse e Ditës së Fitores që zhvillohet çdo vit më 9 maj është kthyer në një sinonim të shfaqjes së armëve më të mëdha të Moskës në Sheshin e Kuq.

15:23
Siguria e të dhënave në zgjedhje/ Si të mbrohen zgjedhësit nga ekspozimi që bëjnë partitë

Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale u kërkon të gjitha subjekteve politike të respektojnë ligjin për mbrojtjen e  të dhënave personale të zgjedhësve gjatë fushatës.

15:10
Orkestra simfonike e Shkodrës/ Interpretojnë veprat e Cesk Zadejes, Prenk Jakovës, Tish Daija, Pjetër Gaci, Tonin Harapi e Palokë Kurti

Qytetit simbol të artit dhe kulturës shqiptare ju rikthye pas 32 vitesh Orkestra Simfonike

15:10
Forcat ruse i prenë kokën një të burgosuri ukrainas të luftës, reagon Zelensky: Monstra!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky denoncoi të mërkurën “monstrat”  ruse pasi në mediet sociale u shfaq një video që pretendonte se tregonte prerjen e kokës së një të burgosuri lufte ukrainas.

14:58
Estetistja shpërndarëse droge, 34-vjeçarja u ofronte shërbime dhe kokainë klienteve

Denisa Bushka me profesion është estetiste dhe punonte me kohë të pjesshme në tre prej salloneve më të frekuentuara në Tiranë.

14:56
Trump: Biden s`është mirë fizikisht e mendërisht, s`mund të kandidojë në 2024!

“Nuk është e bukur ta them unë, por nuk e kuptoj se si mund të kandidojë. Ka diçka që nuk shkon me të”: Në një intervistë të dhënë për Fox News, Donald Trump u përqendrua tek njeriu që e pasoi në krye të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden, dhe tek mundësia që ai të kërkojë një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale te 2024-tës.

14:50
Kompozitori i këngëve të Kosovës/ Elbasan, koncert me krijimet e kompozitorit Naim Gjoshi

Një koncert madhështor është mbajtur në teatrin “Skampa” mbi krijimtarinë e mjeshtrit të madh, kompozitorit Naim Gjoshi.

14:47
Gjyqi i spiunit rus/ Mikhail Zorin kërkon ndryshimin e masës

Mikail Zorin, shtetasi rus, i cili së bashku me dy të tjerë kaluan perimetrin e Uzinës së Armëve në Gramsh në gusht të vitit 2022, ka dalë sot para Gjykatës së Elbasanit.

14:47
Videoja makabre me prerje koke në Ukrainë, reagon BE: Krim lufte!

Bashkimi Europian u zotua të veshë me përgjegjësi kriminelët e luftës pas videos macabre që qarkulloi në internet, e cila pretendohet se tregon prerjen e kokës së një të burgosuri lufte ukrainas nga forcat ruse.

14:45
Britania sanksionon bashkëpunëtorë të oligarkëve rusë

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur listën e re të sanksioneve lidhur me pushtimin rus të Ukrainës. Me vendimin e ri janë shënjestuar “ata personave që me vetëdije kanë ndihmuar” oligarkët e sanksionuar rusë, sikurse ish-pronarin e klubit futbollistik Chelsea, Roman Abramovich.

14:35
Arkeologët zbulojnë tabelën e rezultateve që shërbente për lojën e lashtë me topin të fisit Maya

Arkeologët në Meksikë kanë zbuluar një gur të gdhendur që besojnë se është përdorur si tabelë për pelota, një lojë me top të luajtur nga Mayat qindra vjet më parë.

14:34
Sulmohet gazetari në Kosovë/ Kurti: Nuk mund të lejojmë që fjala e lirë të peshojë më shumë se liria e fjalës

Mbrëmjen e së martës, gazetari Valon Syla është sulmuar nga tre persona të cilët pastaj janë larguar nga vendi u ngjarjes. Ai ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët kujdestar i kanë qepur edhe kokën.

14:25
Akuzat për kandidatin Rezart Tusha/ Celibashi: Do bëjmë verifikim më të thelluar

Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka bërë me dije ditën e sotme gjatë mbledhjes, se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”  Rezart Tusha, do të verifikohet më thellësishit në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

14:24
Veliaj vizitë në xhaminë e re te Njësia 2: Mirënjohës për komunitetin mysliman, bashkëpunimi e puna e mirë na çon përpara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi xhaminë e re “Mahmut Vrapi”, në Njësinë 2, pranë ‘Qytetit Studenti’.

14:19
Tenton të rrahë Macronin, arrestohet protestuesi në Holandë!

“Për nderin e punëtorëve dhe për një botë më të mirë, edhe nëse Macronit nuk i pëlqen, ne jemi këtu”: Presidenti francez u prit me protesta përpara Universitetit të Amsterdamit, shqetësimi i dytë ky me të cilën u përballë shefi i Elizesë gjatë vizitës shtetërore në Holandë.

14:12
OKB: Mbi 400 migrantë kanë vdekur në Mesdhe gjatë këtij viti

Më shumë se 400 emigrantë kanë vdekur në detin Mesdhe në fillim të vitit 2023, duke tentuar ta kalojnë Mesdheun qendror nga Afrika Veriore për në Evropë. Sipas një deklarate të Kombeve të Bashkuara, ky është tremujori i parë me më së shumti raste të vdekjeve në gjashtë vjet.

14:12
Incidenti në veri të Kosovës, Vuçiç ankesë ambasadorit amerikan!

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu ankua ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, për situatën në veri të Kosovës një ditë pas plagosjes së një shtetasi serb atje.

14:03
NASA publikon pamje nga “habitati i Marsit”, ku 4 vullnetarë do jetojnë e punojnë për 1 vit

NASA ka zbuluar habitatin e ri të simulimit të Marsit, në të cilin vullnetarët do të jetojnë për një vit, për të testuar se si do të jetë jeta në misionet e ardhshme në Planetin e Kuq.

13:54
Mbretëria e Bashkuar sanksionon ndërmjetësit financiarë: Ndihmuan oligarkët rusë të fshehin pasuritë e tyre

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione të reja ndaj individëve dhe kompanive të akuzuara se kanë vepruar si “ndërmjetës financiarë” për Roman Abramovich dhe Alisher Usmanov.

13:52
Pas mohimit të DiCaprios vjen edhe reagimi i Maya Jama! Janë apo jo me njëri-tjetrin?!

Prezantuesja e njohur Maya Jama, së fundmi thuhet se është në një romancë me yllin hollivudian Leonardo DiCaprio. Por siç të gjithë tanimë e dimë aktori ka një kufi moshe me gratë me të cilat krijon lidhje.

13:45
Ukraina akuzon Rusinë për krim lufte për ‘prerjen e kokës’ së ushtarit të zënë rob

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka akuzuar Rusinë për një krim lufte pasi një video që duket se tregon prerjen e kokës së një ushtari ukrainas nga trupat ruse u shfaq në mediet sociale.

13:41
Nuk po luan te City, Aston Villa gati të paguajë 45 milionë stërlina për të

Kalvin Philips mund të largohet nga Manchester City pas vetëm një sezoni. Anglezi këtë kampionat ka luajtur shumë pak dhe nuk ka bërë paraqitje bindëse në sytë e Guradiolës.

13:40
NBA, Lakers me LeBron në play off, “bie” Miami

Atlanta dhe Los Angeles Lakers sigurojnë play-offin, Miami dhe Minnesota ngelen për provimin e vjeshtës në raundin e dytë të play-in. Janë këto verdiktet e para të post-sezonit në NBA.

13:39
Chihuahua më e vogël në botë/ Futet lehtësisht në xhep dhe është sa madhësia e një kartëmonedhe $

Guinness World Records (GwR) ka cilësuar një Chihuahua femër dyvjeçare të quajtur Pearl, si qenin më të shkurtër të gjallë në botë.

13:30
Asfaltohet rruga në Njësinë 5/ Veliaj: Jemi në fushatë pune për ta çuar Tiranën përpara, jo më kthim te trami imagjinar

Një tjetër rrugë në bllokun e pallateve tek “Osman Myderizi”, në Njësinë 5, u asfaltua mbrëmë në Tiranë.

13:23
Kina do të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit afër Tajvanit

Kina do të vendosë një zonë të ndalim-fluturimit në veri të Tajvanit të dielën, për shkak të, siç tha Ministria e Transportit të Tajvanit, “aktiviteteve hapësinore”.

13:20
Tetë vjeçari sulmohet për vdekje nga një qen në Maqedoninë e Veriut

Një 8-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është sulmuar nga një qen në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

13:18
Kushi e indinjuar për dhunimin e mësueses në Memaliaj: Trajtojeni arsimtarin me respektin dhe dinjitetin që meriton

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka shprehur indinjatën për dhunimin e mësueses në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj.

13:18
Matthew Miller zëdhënësi i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit

Matthew Miller është zëdhënësi i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit.

13:18
KQZ çon për verifikim të thelluar në Prokurori 30 kandidatë për kryetar e Këshilla Bashkiakë

Jo 3, por plotë 30.

13:07
Talebanët: Ndalimi i grave për të punuar për OKB, është çështje e brendshme

Administrata e talibanëve ka deklaruar se vendimi që gratë afgane të mos lejohen të punojnë për Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), është“një çështje e brendshme”, pasi organizata me shtrirje globale shprehu shqetësim për situatën e krijuar dhe njoftoi se do të rishikojë vendimin për të zhvilluar projekte në Afganistan.

13:03
Takimi me Escobar/ Meta: PL, prioritet luftën kundër korrupsionit! 14 maji, dita e madhe e ndryshimit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se në takimin me të dërguarin e Posaçëm të BE-së, Gabrial Escoabar, shprehu vendosmërinë e Partisë së Lirisë për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga partneriteti dhe aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA.

13:00
U dhunuan në mënyrë makabër, gjenden të vdekura tri vajza të reja në një varr në Ekuador

Tri vajza të reja të zhdukura janë gjetur me grykë të prera dhe me shenja torture në një varr.

12:57
Plagosja e serbit në Veri të Kosovës, Haxhiu: Dënojmë sulmin dhe përgëzojmë policinë për punën

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka folur për rastin e plagosjes së qytetarit serb Milan Jovanoviç, në veri të vendit.

12:49
14 prilli caktohet “Dita e të Mbijetuarve të Dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”

Me propozim të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e 138-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, 14 prilli është caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

12:29
Hëngri ushqimin tradicional me gjak kafshësh, trupi i 58-vjeçares mbushet me krimba parazitarë

Një grua vietnameze 58 vjeçe përfundoi me kriza në spital, ku mjekët zbuluan se ishte infektuar me krimba parazitarë. Ato ishin krijuar në trupin e saj, pasi hëngri një ushqim tradicional vietnamez “Tiet canh”.

12:10
Konkurrencë nga bota virtuale/ Krijohet prezantuesja e parë artificiale e lajmeve

“Fedha” është prezantuesja e parë virtuale e lajmeve, e krijuar nga inteligjenca artificiale. 

12:05
Biden vizitë 4-ditore në Irlandën e Veriut, takim me Sunak për të diskutuar për luftën

Presidenti i SHBA, Joe Biden do të zhvillojë një takim mbrëmjen e kësaj të mërkure me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, në Irlandën e Veriut, në fokus të të cilit do të jetë lufta në Ukrainë.

12:01
Protestë historike, mjekët në Angli: Katër ditë në rrugë për pagat!

Mjekët që punojnë në shërbimin shëndetësor publik të Britanisë së Madhe nisën një greve katër ditore, të konsideruar si më dërrmuesen në historinë e vendit.

11:48
Tragjedia e Otrantos/ Sonte në “Inside Story” dosja e plotë

Më 28 mars 1997, në kanalin e Otrantos ndodhi një nga tragjeditë më të mëdha në det për shqiptarët.

11:45
Xhaçka pret në takim Escobarin: Diskutuam për forcimin e sigurisë në rajon

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarka, gjatë qëndrimit tri ditor në Tiranë, ka takuar ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

11:44
Balina Bodinaku: Hyrja e Kiarës në BBV për një emision të sajin dhe disa “followers”

E ftuar në Wake Up ka qenë Balina Bodinaku e cila ka komentuar dhe rifutjen e Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother.

11:35
Ofertë e çmendur për të bashkuar Cristiano Ronaldon me Mourinhon!

Drejtuesit e Al Nassr kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin, francez Rudi Garcia, për shkak të rezultateve të dobëta dhe marrëdhënieve jo të mira me futbollistët dhe dëshira e tyre është që skuadrën t’ia besojnë një emri të madh si Jose Mourinho.

11:25
Temperatura deri në 23 gradë, e enjtja sjell vranësira të shumta në këtë zonë

Dita e sotme do ketë rritje të temperaturave, ku në jugperëndim të territorit do shkojnë deri në 23-24 gradë.

11:23
Sulmi ndaj kreut lokal të “Rithemelimit”/ Deputetët e Komisionit të Sigurisë nisen drejt Vaut të Dejës

Deputetët e Komisionit të Sigurisë, Eduard Noka, Ervin Salianji, Isuf Çelaj dhe Lindita Metaliaj janë nisur drejt Vaut të Dejës, për t’u takuar me kreun lokal të “Rithemelimit”, që u sulmua me tritol një ditë më parë.

11:16
E rëndë Elbasan/ Nxënësi 14-vjeçar aksidentohet para shkollës, ishte në pushimin e gjatë

Një i mitur 14 vjeç është përplasur nga një makinë teksa ka dalë nga shkolla në orar të pushimit të gjatë.

11:10
Drejtori i CIA-s: Rusia rrezikon të bëhet ‘koloni ekonomike’ e Kinës

Rritja e varësisë së Rusisë nga Kina ndërsa Vladimir Putin izolohet nga Perëndimi do të thotë se ajo rrezikon të bëhet një “koloni ekonomike” e Pekinit, ka thënë drejtori i CIA-s William Burns.

11:06
Kërcënoi dhe goditi me sende të forta vëllanë dhe kunatën e tij, vihet në pranga 24-vjeçari nga Dibra

Një 24-vjeçar nga fshati Ushtelenxë në Dibra është konfliktuar për motive të dobëta me vëllanë e tij, kunatin dhe kunatën e vëllait.

10:55
Një video e trupave ruse “duke prerë kokën e të burgosurve ukrainas” qarkullon në internet, Kuleba: Sulmi, i njëjtë me veprimet e ISIS

Një video që tregon trupat ruse duke i prerë kokën një të burgosuri ukrainas të luftës është shfaqur në mediat sociale.

10:55
OBSH: Kina regjistron vdekjen e parë njerëzore në botë nga gripi i shpendëve H3N8

Një grua kineze është bërë personi i parë që vdes nga një lloj gripi i shpendëve që është i rrallë tek njerëzit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, por grip nuk duket se përhapet mes njerëzve.

10:40
Mjekët i dhanë disa javë jetë pas diagnozës me tumor, gruaja i jep drogën ilegale dhe i rrit jetëgjatësinë

Një 46-vjeçari të cilit iu dha vetëm disa javë jetë pas një diagnoze vdekjeprurëse të tumorit në tru, mbijetoi edhe dy vjet të tjera. Kjo për shkak se gruaja e tij i dha atij droga të paligjshme.

10:34
“S’mund të kemi kaq shumë zezakë dhe myslimanë…”, trajneri i PSG-së akuzohet për racizëm

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, është akuzuar se ka thënë fjalë raciste në gusht të vitit 2021, kur drejtonte Nice-n.

10:26
Ukraina zmbraps 72 sulme ruse, mobilizohen forcat e Moskës në Krime!

72 sulme ruse kanë zmbrapsur forcat ukrainase sipas zyrtarëve në Kiev, komentet e të cilëve vijnë në një kohë kur vazhdon intensive beteja për qytetin tashmë thuajse të rrënuar të Bakhmutit, por të konsideruar me rëndësi strategjike për të dyja palët.

10:18
Putin lëshon një raketë të re të madhe balistike dhe rrëzon objektivin në Kazakistan

Vladimir Putin mbrëmjen e djeshme, ka lëshuar një raketë të re balistike ndërkontinentale në drejtim të Kazakistanit duke goditur një poligon qitjeje.

10:13
Kultivonin kanabis në shtëpi/ Arrestohet gruaja, në kërkim bashkëshorti

Një çift bashkëshortësh në Fier kultivonin kanabis në shtëpinë e tyre. Policia ka gjetur 182 fidanë të dyshuar si bimë narkotike, të mbjellë në kubikë.

10:10
Chelsea në hall, në verë duhet të shesë!

Chelsea i Todd Boehly u bë i pari klub në histori që shpenzoi në një sezon më shumë se 1 miliardë dollarë, pavarëisht ndalesave, që nga themelimi i Premier League.

10:06
Britania përgënjeshtron informacionin e dalë nga dokumentet e planeve të luftës në Ukrainë: Ka një nivel serioz pasaktësie

Ministria e Mbrojtjes britanike thotë se ka “një nivel serioz pasaktësie” në rrjedhjet e planeve të luftës, në të cilat pretendohet se forcat speciale të Mbretërisë së Bashkuar kanë vepruar në Ukrainë.

10:06
Shpatulla e ngrirë: Çfarë duhet bërë dhe çfarë jo

A jeni zgjuar ndonjëherë me një shpatull të ngurtë dhe të dhimbshëm?