Putin anulon festimet e Ditës së Fitores në maj sepse ‘nuk ka tanke për paradën’ (fotot)

12/04/2023 15:24

Parada ruse e Ditës së Fitores që zhvillohet çdo vit më 9 maj është kthyer në një sinonim të shfaqjes së armëve më të mëdha të Moskës në Sheshin e Kuq.

Por sipas njoftimeve të fundit parada në disa qytete është anulluar prej “motit të keq” që parashikohet të jetë rreth 15C gradë në atë javë, teksa mediat perëndimore thonë se ushtria ruse nuk ka tanke të mjaftueshme për paradën prej angazhimeve në luftë.

Sipas burimeve në rrjetin Twitter të llogarisë dokumentuese të luftës Tendar, paradat po anulohet sepse “thjesht nuk ka mjaftueshëm tanke funksionale për të ecur në bulevard”.

Rrjeti shkruante për 168 000 ndjekësit e tij: “Paradat ushtarake të 9 majit në Kursk e Belgorod janë anulluar. Autoritetet ruse thotë se kjo është prej ‘shqetësimeve të sigurisë’, por unë besoj se është thjesht se nuk kanë tanke të mjaftueshme për të ecur poshtë e lart bulevardit”.

“Çdo tank rus është i nevojshëm në frontin e luftës ndersa mjetet e tjera të paradës do të përdoren në qytete e mëdha”

“Vitin e kaluar edhe shfaqja ajrore në Moskë ishte reduktuar ndjeshëm. Kjo pretendohej se ishte prej motit të keq”, shtohej në njoftim.

Gjithsesi parada në Sheshin e Kuq n Moskë do të vijojë por askush nuk e di se në ç’mënyrë do të zhvillohet megjithë luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

FOTO GALERI
1/3
Në disa qytete është anulluar prej “motit të keq” që parashikohet të jetë rreth 15C gradë në atë javë, teksa mediat perëndimore thonë se ushtria ruse nuk ka tanke të mjaftueshme për paradën

Top Channel