Rama nga Durrësi: Ne s’jemi në garë me ata që për hallet e tyre personale duan të marrin peng sa më shumë bashki

12/04/2023 18:33

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë me opozitën gjatë fushatës në Durrës.

Sipas tij, PS është në garë me kohën dhe jo me opozitën, e cila sipas tij me hallet e tyre personale duan të marrin peng sa më shumë bashki.

Rama: Për të mbjellë së bashku disa pemë që janë një dhuratë e Partisë Socialiste nga fondet e buxhetit për zgjedhjet dhe nga shkurtimi i shpenzimeve për skena dhe materiale propagandistike ekrane për të cilat do na duhet t’i përdorim në pjesën e fundit të fushatës, me shkurtimin e shpenzimeve na jepet mundësia të lëmë diçka pas dhe pak më shumë për qytete në vend që ta ndosim qytetin ose qytetet ju do të shkelim me zhurmën dhe postera gjithë atë që sjell një fushatë, që për këtë herë duhet dhe do të jetë një komunikim më i afërt me njerëzit një përpjekje për të shpjeguar se çfarë kemi bërë dhe për të lënë qartësisht se çfarë kemi bërë por që ka shumë më shumë për të bërë. Potenciali i Durrësit është i jashtëzakonshëm, do të ketë transformim rrënjësor dhe do të kthehet në një destinacion ndër më të kërkuarit në Mesdhe. Në Durrës janë dy porte kyçe për turizmin dhe tregtinë. Sot Durrësi është një qytet i pastër, ka akoma probleme, por është një qytet i pastër, ka zgjidhur problemin e depozitimit të mbetjeve, nuk ka një gangrenë që ndoste ajrin, sot është një qytet shumë i pastër edhe në sytë e të gjithëve që e vizitojnë. Nëpërmjet një kukulle që kanë sjellë këtu, në këtë rast Durrësit nuk i duhet një kukull për të lozur me fatin e vet, por i duhet një rrugë për të ecur përpara, duke ndihmuar edhe atë pjesë të politikës të përballjes në skenën politike që të lehtësohet nga barra e së shkuarës të vijë në vete dhe të bëhet gati për të garuar me ne, jemi në garë me kohën dhe për të ardhmen, për të zgjidhur sa më shumë probleme dhe për të bërë sa më shumë punë, nuk jemi në garë me ata që për hallet e tyre personale që duan të marrin peng sa më shumë bashki, jetën tonë publike për të krijuar një imunitet për vete për problemet që kanë me të shkuarën kjo nuk është e mundur.  Është e pamundur që Durrësi mund të lërë rrugës të gjithë këto gjëra të mëdha që janë nisur për t’u futur në një cep të errët të historisë së këtij vendi, është momenti që të nisim me mbjelljen e disa pemëve, fushatat shkojnë e vijnë, por diçka është mirë që të mbetet.

Top Channel