Panik në Japoni: Peniani lëshon raketën e re balistike, njoftohet evakuimi!

13/04/2023 08:31

Koreja e Veriut lëshoi këtë radhë një model të ri rakete balistike, që shkaktoi shqetësim si në Jugun fqinj, ashtu edhe në Japoni.

Koreja e Veriut lëshoi këtë radhë një model të ri rakete balistike, që shkaktoi shqetësim si në Jugun fqinj, ashtu edhe në Japoni.

Raketa fluturoi rreth 1.000 kilometra, njoftoi ushtria korerano-jugore e cila e përshkroi këtë veprim si një “provokim të madh”. Krerët e saj njoftuan se trupat janë vënë në gatishmëri të lartë, ndërsa Seuli po koordinohet ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që kanë “dënuar fuqishëm” atë që Shtëpia e Bardhë e konfirmoi si testimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi.

Sipas analizimit të bërë nga Ministria koreano-jugore e mbrojtjes,  raketa mund të jetë me lëndë djegëse të ngurtë. Peniani ka punuar prej kohësh për ndërtimin e raketave me lëndë të tilla, të cilat mund të lëshohen pothuajse pa paralajmërim dhe nuk duhet shumë kohë për t’i nisur. Pas lëshimit të raketës nga Koreja e Veriut, sirenat e alarmit ranë në ishullin japonez të Hokaidos, ku njerëzve iu kërkuar të evakuoheshin menjëherë.

Urdhri i evakuimit u tërhoq më vonë nga zyrtarët vendas, pasi këta të fundit u siguruan se raketa nuk do të binte në tokën pranë rajonit veriore të Japonisë.

Top Channel