Tensionet e ndezura pas finales së Botërorit, FIFA konfirmon dënimin për Paredes, por redukton atë të Molinës Skënderbeu një hap më pranë titullit kampion në volejboll për femra. Ekipi bardhekuq ka arritur të mundë 3 me 0 në finalen e parë Tiranën.
Në setin e parë bardheblutë kanë qenë gjatë gjithë kohës në avantazh ndërsa korçareve ju deshën edhe pikët shtesë për ta fituar atë.
Duket se humbja e setit të parë i ka demoralizuar vajzat nga Tirana dhe në setin e dytë venmdaset ishin në avantazh të vazhdueshëm duke e mbyllur atë me shifrat 25-15. Më pas në setin e tretë kryeqytetaset ishin të pafuqishme për të kthyer një ndeshje që e kish marrë rrugën e humbjes deri në ato momente.
Për trajneren e Tiranën, Amarilda Prenga kanë qenë të shumta gabimet gjatë lojës që nuk mundën ti rregullonin.
Nga ana tjetër për trajnerin korçar Pandush Kapedani një plus i madh për këtë sukses ishte psikologjia dhe mbështetja e tifozerisë.
Për t’u shpallur kampione e vendit duhet të fitosh 3 finale, kështu që korçareve i duhen edhe dy të tjera për t’u kurorëzuar nëse Tirana nuk do të ketë mundësi të përmbysë përballjet.
Top Channel