14:27
Zelensky: Putin si Hitleri!/ Hakerat sulmojnë TV ruse: Gjaku i ukrainasve, në duart tuaja
“Vetëm një i çmendur mund të shpresojë të përsërisë 2194 ditët e konfliktit të Luftës së Dytë Botërore. Ai që po përsërit sot krimet e tmerrshme të regjimit të Hitlerit, duke ndjekur filozofinë e nazistëve dhe duke përsëritur gjithçka që ata bënë, është i dënuar. Sepse u mallkua nga miliona paraardhës në momentin që filloi të imitonte vrasësin e tyre. Në fund, do të humbasë gjithcka”: edhe pse në videon e gjatë, të xhiruar me rastin e Ditës së Fitores mbi Nazizmin teksa ecte në qendër të Kievit, Volodimur Zelensky e nënkuptoi fare qartë referencën e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin, të cilit i kujtoi edhe një herë dështimet në Ukrainë.