3 amerikanë gjenden të vdekur në resortin në Bahamas, 1 dërgohet në spital (fotot)

09/05/2022 17:49
Incidenti ndodhi në rezortin Sandals Emerald Bay

Policia ka nisur një hetim për vdekjet e papritura të tre amerikanëve në një rezort luksoz në Bahamas, ndërsa një tjetër grua amerikane është dërguar në spital.

Kryeministri i atjeshëm në detyrë Chester Cooper tha në një deklaratë se “nuk dyshohen ndërhyrje nga palë të treta” edhe pse shkaku i vdekjeve është ende i paditur.

Identiteti i amerikanëve të vdekur dhe i të shtruarit në spital nuk është publikuar.

Incidenti ndodhi në rezortin Sandals Emerald Bay në ishullin e madh Exuma në Bahamas.

Policia tha se dy burra te rritur dhe një amerikane femër ishin gjetur të vdekur në viletat e tyre të premten. Ndërsa në një dhomë gjumi policia gjeti një burrë pa ndjenja përtokë.

Autoritetet thanë se viktimat nuk kishin shenja traumash në trup dhe një doktor i kishte shpallur të vdekur në vendngjarje. Autoritetet kishin raportuar se një çift mes viktimave tregonin shenja konvulsionesh trupore por jo trauma goditjesh.

Një amerikani katërt u dërgua në spitalin e New Providence ku zyrtarët thanë se kishin “disa ide” por kishin nevojë për më shumë hetime për të dhënë një deklaratë publike.

FOTO GALERI
1/3
Kryeministri Chester Cooper tha në një deklaratë se “nuk dyshohen ndërhyrje nga palë të treta”

Top Channel