“Astriti më ka vënë në siklet…”, Alesja tregon momentet e vështira me të

09/05/2022 19:19

Alesja në puntatën e sotme të Për’puthen tregoi një moment të vështirë që ka kaluar në gjatë takimit të saj të parë me Astritin.

Ajo tregoi se ai ka tentuar ta përqafojë dhe t’i afrohej, por kjo gjë e ka stepur atë për shkak të Rrushes.

Astriti i është afruar asaj dhe e ka vënë në siklet në momente të ndryshme.

“Ka qenë tek takimi i parë që kam bërë me Astritin. Pavarësisht se edhe un e ndjeja normalisht të përqafoheshim, por mënyra se si e kërkonte ai. Mendoja që ishin tendencioze ndaj Rrushes dhe ashtu ishte. Prandaj më vinte në siklet herë pas here që më tërhiqte më shumë nga vetja”, tha Alesja.

Alesja së fundmi ka ngritur akuza të forta ndaj Astritit, i cili sipas saj ka tentuar vazhdimisht t’i afrohet.

Njëkohësisht ajo pretendon se Astriti dhe Rrushja janë të dashur, duke vazhduar lidhjen e tyre edhe jashtë programit.

 

 

Top Channel