Zyrtarisht, Ibsen Elezi do të jetë rivali i vetëm i ish-kryeministrit Sali Berisha në garën për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Elezi i ka depozituar dokumentat pranë komisionit operacional zgjedhor të Partisë Demokratike dy ditë më parë, pasi të shtunëm ishte edhe afati i fundit për dorëzimin e formularëve, më 7 maj.

Në garë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike ishte edhe demokrati Edvin Kulluri , i cili u tërhoq nga gara disa ditë më parë.  Ibsen Elezi ishte gjithashtu kandidat edhe për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike por nuk fitoi, ndërkohë që edhe i vëllai i tij Irel Elezi u tërhoq nga gara për kryetar dege të PD-së në Kukës.

Berisha ka deklaruar më herët që qëllimi i tij është të marrë sërish drejtimin e Partisë Demokratike. Së fundmi, në kushtet kur ai nuk kishte kundërshtarë në garën për kryetar të PD-së, u shpreh se procesi mund të shkonte drejt referendumit.

Top Channel