Top Talk/ Elezi denoncon manipulimin e zgjedhjeve në PD: Albana Vokshi si Damian Gjiknuri në PS

09/05/2022 21:30

Kandidati për drejtimin e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi foli për emisionin “Top Talk” në Top Channel rreth manipulimeve që janë bërë në zgjedhjet e Partisë Demokratike.

Elezi u shpreh se drejtuesit e Partisë Demokratike kanë ndërhyrë në procesin zgjedhor, duke cenuar demokracinë.

“Së pari unë nuk paragjykoj çështjen e manipulimit të votës, përderisa Albana Vokshi është si Damian Gjiknuri tek Partia Socialiste që drejton një komision”, tha Elezi.

Ai e konsideroi pozicionin e Albana Vokshit si jo të duhurin, ndërsa theksoi se për shkak të manipulimeve nuk meriton të drejtojë një komision.

“Unë së pari do të kërkoj largimin e Albana Vokshit sepse nuk ka kredën morale për të qenë drejtuese, për shkak  të videos dhe manipulimeve të tjera, që unë në mënyrë figurative i kam thënë Damiania e Partisë Socialiste”, u shpreh Elezi.

Top Channel