“Presidenti i ri antikomunist”, Alibeaj: Sot askush nuk është i fokusuar te emrat, por te procesi transparent

09/05/2022 17:09

Nje president jo komunist, dhe me se paku 5 vite larg politikës, ishin këto kriteret e përcaktuara nga kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj në përfundim të mbledhjes.

Alibeaj theksoi aktualisht nuk janë të fokusuar tek emrat, por te procesi i cili sipas tij nevojitet të jetë gjithëpërfshirës e transparent.

“Nesër shkoj në konferencën e kryetarëve me Gjekmarkajn, Duma Mediu e Doda, anëtarë të opozitës në konferencë dhe znj. Tabaku e cila për momentin ndodhet jashtë.” U shpreh ndër të tjera Alibeaj.

Lidhur me kriteret..

Në mbledhjen e kaluar secili nga deputetët ka artikuluar kërkesat e veta, se si e imagjinon ai figurën e presidentit të Republikës. Duke qenë një proces i mirëkonsultuar. Po sikur unë t;ju them që kam si kërkesë ta propozojë opozita. E pra, unë e bëra këtë. Ta propozojmë ne. Pala tjetër nuk e ka legjitimitetin. Duhet të jetë President i shqiptarëve, figurë neutrale, të dalë mbi palët, ne po japim opinionin tonë të bërë transparent, se si do duhet të profilizohet Presidenti i Republikës.

22 deputetë kanë miratuar këtë draft dhe do u kalohet edhe deputetëve të tjerë për opinion. Do i jepet edhe deputetëve tanë, do u jepet aleatëve.

Sa deputetë ka PD, mbledhja nuk ka kuorum ..

22 deputetë janë ata që sot përbëjnë atë që quhet kuorum. Janë më së paku 40 deputetë. Janë 40 deputetë ata që kanë dalë nga PD, cështje tjetër se ku militojnë, por të japin opinionin e tyre. Por unë nuk ngelem peng i numrave, ky draft do i jepet të gjithëve, që ata të mbajnë qëndrim të qartë mbi këtë cështje. Kemi aleatët, le të japin opinionin e tyre. Ne kemi edhe dëshirën që sygjerime konstruktive t’ju japim vendin dhe hapsirën e duhur. Një gjë është e pacedueshme, antikomunist.

Një President antikomunist?

Njoh aq shumë që kanë vuajtur, që kanë mbajtur qëndrime të forta. Që i bëjnë nder këtij vendi. Do ishte respekti ndaj së shkuarës dhe një reagim ndaj mungesës së kujtesës, apo edhe pendesës. Megjithatë, meqë jam vetëm një prej deputetëve, kam maturinë të mos artikuloj nëse do ketë zemërgjerësi nga pala tjetër për të pranuar një president të tillë, do të vijë koha që brenda grupit, së bashku të bëjmë propozimet tona. Sot askush nuk është i fokusuar te emrat, cështja e procesit, një proces gjithëpërfshirës, transparent. Ne fillimisht u flasim njerëzve.

Top Channel