Çafka ‘sqep-bri’ ushqen partneren brenda trungut të pemës, në videon virale në rrjet (fotot)

09/05/2022 20:48

A e dinit se disa zogj mbeten çift për tërë jetën? Një provë për këtë është kjo video e ëmbël ku çafka mashkull ushqen nga jashtë partneren e tij brenda trungut të pemës.

Video e shpërndarë fillimisht në Twitter zyrtari indian i botës së egër Parveen Kaswan, tregon mashkullin që i sjell një copë fruti femrës nga një e çarë në trung.

Ai shkruan: “Gjëja më e bukur që do të shikoni sot. Mashkulli sqep-bri ushqen femrën që ka mbetur brenda trungut, besoj se ai do ta bëjë këtë për muaj me radhë”.

Në këtë llogari të Twitter shiheshin edhe disa fakte interesante për këto çafka shumëngjyrëshe. “Janë 9 specie sqep-brijsh që jetojnë në Indi dhe të gjithë janë të spikatur për monogaminë e tyre, këto janë çifte që zgjasin gjatë”.

Kaswan përshkruan gjithashtu sesi zogjtë madhështorë ndërtojnë së bashku folenë e tyre dhe kujdesen për të vegjëlit.

Kaswan përmend se femra zgjedh vendin e folesë dhe më pas mbyllet në të për muaj me radhë, kështu që është detyra e mashkullit që për 3-4 muaj të sjellë ushqim për partneren e tij, duke i shpeshtuar më shumë vajtje-ardhjet pas çeljes së vezëve.

FOTO GALERI
1/3
Kaswan përshkruan gjithashtu sesi zogjtë madhështorë ndërtojnë së bashku folenë e tyre dhe kujdesen për të vegjëlit.

Top Channel