Vdekja e Ilvi Metës, Ministri i Brendshëm: Faktet janë të plota, ka edhe filmime. Mos abuzoni me viktima

09/05/2022 17:39

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i është kundërpërgjigjur opozitës në këtë seancë plenare në Kuvend në lidhje me vdekjen e të riut, Ilvi Meta.

Ai shprehet se policia e Kavajës po akuzohet shumë rëndë dhe po trajtohen si vrasës, kur janë faktet që flasin.

“Nuk mund të aludoni për vdekjen e Ilvi Metës në burg. Pasi të mbarojnë hetimet dhe gjykata të shprehet nëse nuk binden se ajo ngjarje nuk ka të bëjë fare me asnjë nga aludimet. Po akuzoni shumë rëndë strukturat e policisë së Kavajës sikur ata janë kriminelë, ta lemë pas këtë retorikë të vjetër. Faktet janë të forta, është ekspertiza mjekoligjore, hetimi i bërë i mjekësisë që kanë çuar para drejtësisë dy punonjës policie, dosja është e plotë, prokurori e ka në dorë, janë të filmuara çdo sekuencë, është ndaluar për shkak të gjykatës, është urdhër i prokurorit për ekzekutimin, procesverbal i shoqërimit të të ndjerit, janë të filmuara që në sekondën kur ai është kapur dhe është larguar më pas, janë me kamera, i keni tek raporti”, tha ministri.

Top Channel