Ish-pornostarja që jeton në tunelet poshtë Las Vegas, thotë se është më në fund ‘e lumtur’ (fotot)

09/05/2022 15:56

Jenni Lee, ish-aktore e filmave për të rritur kishte dikur një karrierë dhe rrogë të mirë, por tashmë në të 40-at e saj ajo nuk njihet më teksa jeton në tunelet e rripit të Las Vegas.

Që 19 vjeçe Jenni, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Sadorra, u bë modele dhe shfaqej në reklama televizive  ndërsa hyri në industrinë e filmave për të rritur në moshën 21 vjeçare.

Por fatkeqësisht në fund të të 30ave të saj ajo jetonte në një tunel pa ngrohje, rrymë elektrike apo ujë të rrjedhshëm ne tunelet nën zonën e Rripit të Las Vegas.

Në vitin 2019, ish-aktorja i intervistua nga një program holandez për një dokumentar mbi qindra njerëzit që jetojnë në rrjetin e tuneleve  nën qytetin e famshëm të shtetit amerikan të Nevada.

Ajo nuk njihej më teksa tregonte se më parë punonte në pornografi.

“Nisa të bëhem e famshme, ndoshta tepër e famshme. Atëherë isha joshëse, por tani jam e lumtur, kam gjithçka kam nevojë”.

Nuk duhet ende sa kohë ka ish-aktorja që jeton nëntokë, por duhet vetëm që vajza nga Clarksville në Tennessee mbushi 40 vjeçe në fillim të vitit.

Megjithë kushtet e vështira të jetesës dhe pa akses te uji i rrjedhshëm, Sadorra thotë se është e lumtur të jetojë në komunitetin  e lidhur që janë më mikpritës.

“Nuk është aq e vështirë sa mund të mendohet, në fakt të gjithë janë të respektueshëm,” thotë Sadorra. “Të gjithë janë të mirë me njëri-tjetrin, gjë që nuk e gjen shumë sipër [mbi tokë].

Sadorra shpjegon më tej se vështirësitë “krijojnë solidaritet”, dhe shton se gjatë jeteses nën tokë ajo ka gjetur miq të vërtetë.

Qindra njerëz besohet se jetojnë në tunelet nën Las Vegas, shumë prej të cilëve vuajnë nga varësitë dhe abuzimi me substancat.

Një faqe bamirësie Justgiving page e ngritur në vitin 2020 ka mbledhur rreth 4000 dollarë për të ndihmuar Sadorra.

FOTO GALERI
1/6
Jenni Lee, ish-aktore e filmave për të rritur kishte dikur një karrierë dhe rrogë të mirë, por tashmë në të 40-at e saj ajo nuk njihet më

Top Channel