Policia arreston kreun e kultit të ‘adhurimit të kufomave’ në pyllin në Tailandë (fotot)

09/05/2022 17:29

Policia në verilindje të Tailandës ka arrestuar një burrë të vetë-shpallur njeri i shenjtë, i cili sipas mediave vendase drejtonte një kult që banonte në pyll dhe praktikonte zakone ‘të papranueshme’ nga ‘shoqëria moderne qytetare’.

Mes skenave kaotike të bastisjes, policia kishte sulmuar shtëpinë e baltës të 75-vjeçarit Thawee Nanra, të dielën në xhunglën e provicës Chaiyaphum.

Mbështetësit e grupi ulërinin dhe përpiqeshin të ndalonin policinë teksa burri me flokë të gjatë të bardhë shoqërohej drejt automjeteve.

Policia tha më vonë se kishte gjetur 11 kufoma njerëzish brenda banesës tribale, për të cilat mediat vendase thonin se ishin të ndjekësve të tij të vdekur.

Guvernatori Kraisorn Kongchalad tha se Thawee kishte të paktën 15 ndjekës me të. Ndërsa nëpër shtëpinë e tij kishte disa arkivolë të shpërndarë dhe mjete praktikash fisnore shërimi.

Besimtarët thonin për mediat se mes të tjerave anëtarët e kultit besonin se lëngjet trupore të njerëzve si urina apo flegma, mund të përdoreshin si mjekim i sëmundjeve.

Guvernatori Kraisorn tha se nuk mund të lejonte që praktika të tilla të vijonin në botën moderne.

“Është tmerruese që këta njerëz besojnë te supersticioni, ky nuk është më besim personal. Ka trupa të vdekur të cilët do të hetohen”.

Popullsia e Tailandës është kryesisht budiste por shumë njerëz kanë besime të tjera jashtë fesë tradicionale.

Autoritetet në fjalë thanë se grupi në fjalë ekzistonte prej të paktën katër vitesh, i fshehur në zonën e largët të pyllit.

Ata ishin zbuluar kur bija e një prej ndjekësve të besimit ishte ankuar te një personazh i njohur për zbulimin e praktikave “abuzive” fetare.

Thawee u akuzua për banim të paligjshëm në zonën shteterore te pyllit, për grumbullime të jashtëligjshme sipas ligjit të rendit rigoroz shëndetësor të koronavirusit.

FOTO GALERI
1/3
Popullsia e Tailandës është kryesisht budiste por shumë njerëz kanë besime të tjera jashtë fesë tradicionale.

Top Channel