“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur demokracinë”, Macron përsërit angazhimin për të ndihmuar

09/05/2022 20:11

Presidenti i Francës, Emanuel Macron ka falenderuar kancelarin Scholz, njëkohësisht ka theksuar se  do të krijojnë një Evropë më të fortë dhe të përgatitur për të trajtuar “sfidat e mëdha”, si dixhitalizimi, mbrojtja e mjedisit dhe të gjitha sfidat e tjera.

Sipas BBC, ai tha se Gjermania luan një rol strukturor dhe jetik në të gjitha këto tema dhe ka udhëhequr veprimet në përpjekje për të ndalur luftën.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të mbrojtur demokracinë dhe të qëndrojmë krah për krah me Ukrainën duke mbrojtur qytetarët tanë“, tha Macron.

Ai tha se do të shtojnë sanksionet të reja, duke shtuar se vendet evropiane do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë, duke përfshirë ndihmën financiare dhe ushtarake.

“Evropa duhet të zvogëlojë varësinë e saj nga importet ruse të energjisë”, shtoi më tej ai

Top Channel