Kritikat e forta  të kryeministrit Edi Rama në adresë të SPAK, nuk kanë kaluar pa u mbajtur shënim nga Ambasada Amerikane një mbështetëse konstante  e kësaj prokurorie. 

Me një gjuhë të drejtpërdrejtë ambasadorja amerikane Yuri Kim, këtë të hënë, kërkoi qëndrimin e politikës larg ndërhyrjes në punët e SPAK.

Unë po bëj vite në Shqipëri dhe besoj se ju e dini që unë jam e qartë në pikën që flas troç, ndoshta ndonjëherë edhe jo diplomatike. Kështu që më lejoni edhe një herë të jem e qartë ndoshta edhe jo diplomatike.

Çfarë është drejtësia, cili është qëllimi i reformës? Si do të duket Shqipëria kur reforma do të jetë zbatuar, sipas normave dhe praktikave të miqve tuaj SHBA, por edhe familjes tuaj të ardhshme, BE.
Ne do e dimë që reforma në drejtësi ka qenë e suksesshme kur të mos konsiderohet më, normale e zakonshme që të kesh gjyqtarë dhe prokurorë, që janë të angazhuar në sjellje të keqe.

Për këtë arsye kemi institucionet e Vettingut, do të konsiderohen te suksesshme kur të mos mendojmë që është e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet ose jo, ta quajnë prokuror këtë apo atë, që të thonë, drejtësia shërbehet vetëm kur tjetri përfundon në burg. Drejtësia nuk jepet kur ana ime futet në burg, kjo nuk është drejtësi, këto nuk janë standardet, që jemi duke kërkuar që ju të arrini. Nuk janë standardet që populli kërkon.

Kërkohet drejtësi e verbër me sy të mbyllur, që ligji e drejtësia zbatohet njësoj për të gjithë. Prokurorët duhet të ndërmarrin veprime për shkak se ligji e kërkon këtë, ndaj ju nxis ta keni parasysh këtë ndërsa zbatojmë reformën në drejtësi. Nuk mund të vazhdojmë me të ashtuquajturën drejtësi të së shkuarës, drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri si aletate e NATO-s si mike e SHBA, është drejtësia që ka standarde, në përputhje me BE dhe që njerëzit presin.

Kërkesat e BE janë të qarta, veprimet e SHBA gjithashtu gjatë 31 viteve të fundit e bëjnë të qartë se mbështetja e SHBA për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri, janë më të forta se kurrë, po aq të qarta janë edhe pritjet e njerëzve dhe ju nxis që të veproni që të mos zhgënjeni. Eshtë koha të ecim para, të krijojmë një drejtësi që është e verbër, por gjithashtu e drejtë” u shpreh Kim.

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të shtunën mori kritika të forta nga kryeministri Edi Rama duke lënë të kuptohet  se kjo strukturë është afër dështimit të misionit të saj. Kreu i SPAK Arben Kraja  tha po atë ditë se ne  punojmë  me kallëzime dhe jo deklarata politike.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel