“Mos qëndroni në shtëpi pas orës 12:00…”, Bashkia e Durrësit njofton qytetarët për shembjen e 6 katëshit

09/05/2022 12:47

Ndërsa sezoni turistik ka nisur, kthehen shembjet me shpërthim të kontrolluar në plazhin e Durrësit.

Të martën, në zbatim të vendimit të këshillit bashkiak dhe ekspertizës së thelluar të Institutit të Ndërtimit Tiranë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe forcat xheniere të ushtrisë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të pallatit 6-katësh, ADC, në lagjen 13, në rrugën “David Selenica”, në plazh.

Bashkia e Durrësit, për arsye sigurie njofton që të gjithë banorët e banesave dhe bizneset që ndodhen pranë këtij pallati nga ora 12:00 deri në orën 16:00 të 10 majit të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa.

Dyert e dritaret e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme. Shpërthimi është planifikuar të ndodhë nesër në orën 14:00.

Top Channel